Home Editorial / Opinion Vizita e kryeministrit serb në Kosovë po keqpërdoret nga pushtetarët dhe klasa...

Vizita e kryeministrit serb në Kosovë po keqpërdoret nga pushtetarët dhe klasa politike…

427
0
SHARE

Udhëheqja politike, pozitë e opozitë, duke u marr me vizitën e kryesministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, po e keqpërdorin për ta rikthyer besimin e humbur në popull në emër të patriotizmit të rremë.

Ata kanë vrarë të sotmen dhe të ardhmen e rinisë dhe popullit, dhe nuk kanë nevojë të shesin patriotizëm.

Vizitën e Vuçiqit në Kosovë e lejoi bashkësia ndërkombëtare, sepse e dinë që derisa ajo kujdeset për kufijtë e Kosovës kryeministri serb nuk mund ta marr në krah as Ujmanin dhe asnjë pëllëmbë tjetër të këtij vendi.

Ju nuk jeni asgjë më shumë se profiterë, ju nuk mbroni integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror.

Integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës është duke e mbrojtur bashkësia ndërkombëtare, përmes KFOR-it.

Sikur ju të ishit patriotë nuk do ta vidhnit pasurinë dhe të mirat e këtij vendi e populli!
Juve nuk ju do populli, nga ju po ikin përditë qytetarët, sidomos të rinjtë!
Secili i ri ka një ëndërr, të largohet nga ky vend i pashpresë për të ardhmen e tyre.
Sepse, ju ia keni vrarë të ardhmen!

Mjaftë më me rrena dhe improvizime e keni zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale, këtë nuk mund ta bëni tutje…

/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here