Home Editorial / Opinion Dy qeveritë (e Shqipërisë dhe e Kosovës) manipuluan publikisht me simbolikën dykrenarëshe!

Dy qeveritë (e Shqipërisë dhe e Kosovës) manipuluan publikisht me simbolikën dykrenarëshe!

65
0
SHARE

Mediokriteti social dhe reklama politike!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Për mendimin tim, simbolika e dykrahëve nga ana e politikanëve, përveç tjera mesazheve (që mund të jenë të natyrës; elektorale, patriotike, kombëtare e shtetërore)shpalos edhe një lloj mediokriteti social.

2. Thënë me gjuhēn dhe gjykimin sociologjik, është edhe një lloj “rikolonizimi” i mendjes së turmës, e cila për bindjen e kësaj elite aktuale politike, ende ka nevojë për “infuzione” të tilla manipulative, që imperativ të vetëm e kanë “mirëmbajtjen” e deliriumit të pushtetit të tyre, mbi turmen amorfe (lexo; kopenë e pavetëdijshme sociale), dhe zgjatjen e jetës së tyre hedoniste, që u mundëson mu vota e kësaj turme apo kopeje (sipas tyre, gjithnjë ende fëmijërore, dhe e paemancipuar politikisht!) ushtrimin e profesionit të lidershipit…

3. Kjo i bie, që manifestimi publik i simbolikës në fjalë, nga ana e dy qeverive shqiptare, është një manipulim shumë i sofistikuar social…Sepse, në një projekt serioz shtetëror, të bashkimit kombëtar, nuk e dëgjuam as e pamë, as edhe një të dhënë konkrete… për të arriturat e kësaj ideje!

Andaj, rrjedhimisht, kjo ikonografi i bie një manipulim i llojit të vetë, që për qëllim të vetëm kishte; ate tē “mirëmbajtjes” se pushtetit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here