Home Editorial / Opinion “Fake news”- made in Kosova, nuk janë të rastësishme!

“Fake news”- made in Kosova, nuk janë të rastësishme!

208
0
SHARE

Stigma e kohës sonë; “fake news”  

Fadil MALOKU

1. Në kohën tonë, rrjetet sociale… kanë “pronësuar”, pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej zakonisht; mes “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”mediokre.

2. Tani partitë politike dhe politikanët e kotit, përmes doktrinës së njohur të spinë doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo; manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” aktive të opinionit publik të shoqërive shqiptare.

3. Sa më shumë që rrjetet sociale mercenare ta reduktojnë diskursin publik politik (për temat madhore të interesit kombëtar e shtetëror) në prezantime e platforma të thjeshta argëtuese, aq më shumë do i realizojnë pritjet e padronëve të tyre… 

4.  “Fake news” (lajmet e rrejshme) që po lansohen dhe fabrikohën me të madhe, edhe në rrjetet tona sociale, nga ca matrapazë e mercenarë (tashmë, edhe të shumëzuar çuditërisht!) mediatik, janë kryekëput; antishtetërore e antishqiptare… 
Kujdes! 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here