Home Extra Gjilan: Tryezë për mbështetjen e të riatdhesuarve në komuna

Gjilan: Tryezë për mbështetjen e të riatdhesuarve në komuna

106
0
SHARE

Në organizim të Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Komisionit Komunal për Riatdhesim dhe me mbështetje të GiZ-it, sot, është mbajtur tryezë për t’i informuar të riatdhesuarit dhe të gjithë personat e kthyer nga shtetet perendimore lidhur me procedurat e aplikimit, ndryshimet e rregullores dhe pakot mbështetëse për të riatdhesuarit.
Në këtë tryezë u tha se të gjithë ata persona të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës deri kah fundi i vitit 2010, në momentin e kthimit në Kosovë, dhe pas aplikimit për riatdhesim, mund të jenë përfitues potencial në pakon mbështetëse që e ndan shteti.
Debati në këtë tryezë është fokusuar në nevojën e madhe për punësim, mirëqenie sociale, shëndetësore, mbështetje për integrim në jetën shoqërore, etj.
Prezantimet para të pranishmëve janë bërë kryesisht për informimin më të madh sa i përket procedurave, kritereve, rregullores së re, formave të mbështetjes dhe detaje të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here