Home Editorial / Opinion Ka ikur koha e reklamave politike përmes mirënjohjeve e fotografimeve me të...

Ka ikur koha e reklamave politike përmes mirënjohjeve e fotografimeve me të huaj!

239
0
SHARE

Konsideroj se në tërë këtë lojë – spektakël fiktiv, Lutfi Haziri është viktimë…!

Mirënjohja, tashmë e përfolur, për kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, është sjellje skandaloze, të cilën e ka kurdisur dikush që është prapa Hazirit, e të cilit Haziri duhet t’i thotë mjaft më! Mjaft më se është tepruar, sepse nuk ishte vetëm ky rasti i mirënjohjes në Gjilan, për të cilin u krijua aq bujë e spektakël!

Haziri duhet të kërkojë prej këshilltarëve më shumë përgjegjësi dhe kujdes nga improvizimet.

Hiç nuk ka rëndësi a merr mirënjohje prej “Trumpit” ose jo, aq më keq kur mirënjohja e tillë është fiktive, sepse është dhënë nga një i vetëquajtur amabasador dhe është keqpërdorur emri i presidentit amerikan, por edhe është manipuluar me kryetarin e Komunës së Gjilanit.
Gjilanit nuk i duhen mirënjohje fiktive! Gjilanit nuk i duhen spektakle të tilla që mashtrojnë publikun, sepse mashtrimi kurrë nuk është jetëgjatë…
Prandaj, mirënjohje më të mirë dhe më të fuqishme se mirënjohja e qytetarëve nuk mund të ketë!
Njerëzit tanë, në fund të fundit, nuk kanë nevojë për mirënjohje të askujt, por kanë nevojë për zhvillim ekonomik, punësim dhe prosperim.
Qytetarët duan vende pune dhe mirëqenie sociale e njerëzore dhe aspak nuk iu interesojnë dekoratat…!
Ka perenduar koha e të mbështjellurit me flamur amerikan apo me ndonjë fotografi me cilindo senator e kongresist për t’u shtirur si i rëndësishëm këtu në Kosovë!
Popullit nuk i duhen reklamat! /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here