Home Editorial / Opinion Komuna nuk ka pse arsyetohet për vendosjen e flamujve të Francës!

Komuna nuk ka pse arsyetohet për vendosjen e flamujve të Francës!

256
0
SHARE

Gjilani ka vendosur flamujtë e Francës në shënim të Ditës Kombëtare të këtij shteti dhe kaq.

Çdo shtet në botë që ka marrëdhënie diplomatike me shtetin tjetër vendosin flamuj të shteteve tjera në ditën e festave kombëtare.
Komuna vendosi edhe flamujt amerikanë në ditën e pavarësisë së ShBA-së, me 4 korrik. Do të vendoset edhe i Belgjikës me 21 korrik…
Bile po më duket shumë i çuditshëm sqarimi i Komunës lidhur me vendosjen e flamujve francez në qendër të qytetit.
Institucionet e shtetit vendosin për çështje ndërshtetërore dhe nuk kanë asnjë arsye ta sqarojnë secilin pse ky flamur e pse këtë ditë…!
Franca është qendra e kulturës evropiane, qendra e arsimuesve dhe e revolucionit demokratik në Evropë…Në shkollat tona dhe universitet mësohet e studiohet gjuha frënge, etj, etj.

Franca është njëra prej pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së, dhë në secilën seancë të OKB-së për Kosovën mban anën tonë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here