Home Editorial / Opinion Ky koalicion nuk është me AKR-në, por me dy këshilltarë të Degës...

Ky koalicion nuk është me AKR-në, por me dy këshilltarë të Degës së Kamenicës!

398
0
SHARE

Dega e AKR-së në Gjilan nuk ka koalicion me Lutfi Hazirin!

Në koalicionin qeverisës në Gjilan nuk përfaqësohet Dega e AKR-së në Gjilan, e Kamenicës, ndoshta!

Dega e AKR-në në Gjilan nuk ka bërë koalicion me Lutfi Hazirin, ata dy që kanë bërë nuk e përfaqësojnë Degën, andaj janë jolegjitim!

Shkruan: Nuhi NUHIU

AKR nuk ka bërë koalicion, por dy persona pa konsultuar askënd…Prandaj, përfshirja e tyre ne kabinetin qeverisës të Komunës së Gjilanit është jolegjitime dhe joinstitucionale.
Dje, edhe AKR, gjegjësisht dy këshilltarët e saj kryqëzuan-bashkuan duart me Lutfi Hazirin! E habitshme: në emër të  kujt?

Të gjitha partitë të cilët hyn në koalicion i kishin prezent kryetarët në takim me Lutfi Haziri, vetëm AKR-ja nuk e kishte kryetarin e Degës, por dy këshilltarë hynë në koalicion pa bekimin e kryesisë së Degës së AKR-së! Ky ishte kulmi i mjerimit për një parti serioze politike. Ky është nënçmimi më i madh që na është bërë!

Vallë ku është kryetari? Ku është kryesia? Kë e përfaqësuan ata dy aty?!

Kur fillon mbrapsht dhe fundi duhet jetë i mbrapshtë. Sa për informim të opinionit të gjërë: këta dy këshilltarë të ardhur në Kuvendin Komunal, njëra pa asnjë votë të veten, kurse tjetri me 270 vota po e luajnë rolin e kryesor në Degën e AKR-së në Gjilan në kumari me Fatmir Matoshin – kryetarin e Degës së AKR-së në Kamenicë.

Këta dy këshilltarë vazhduan edhe mëtej. Në seancat e para të Kuvendit Komunal vetveten e zgjodhën në në komisione, komitete, vet i dërguan e emrat! Këtu, kryetari dhe kryesia e Degës as që është pyetur, kurse bartësja e listës vazhdonte duke u thirrur në emër të Degës. Të cilës Degë? Të Kamenicës, ndoshta, por të Gjilanit jo!

Por, kulmi i mjerimit arriti kur dje, këta dy këshilltarë ishin në takim me Lutfi Hazirin dhe, në emër të AKR-së kumtuan edhe emrin e një përsoni për drejtor të një drejtorie komunale. E për këtë, asnjë njoftim, asnjë takim i kryesisë nuk është mbajtur për këto çështje! E të dilet e të flitet në emër të Degës, kjo vërtet s’do koment. Mos, ndoshta, këta dy këshilltarë, thirren në emër të Degës së AKR-së në Kamenicë? Ndoshta, kryetar e kanë Fatmir Matoshin?! Por, këta dy këshilltarë, të gjitha lidhjet i kanë të shkëputura me kryesinë e Degës së AKR-së në Gjilan. Ose, ndoshta, qendra neve na paska izoluar? Dhe, ndoshta, qendra nuk ka nevojë për kryesi të Degës, duke qenë se postet qenkan personalizuar? Mirëpo, këto gjëra nuk do të heshten!

Ditët në vijim do të sqarojmë gjithçka, por të bëhet llogari pa hanxhiun vetëm këtu te ne ndodh…!
Unë, duke qenë nënkryetar i Degës së AKR-së, nuk kam njohuri për këto veprime e vendime, si janë marr e kush i ka marr. Për mua, ky koalicion nuk është me AKR-në, por me dy këshilltarë të Degës së Kamenicës!

/Autori është nënkryetar i Degës së AKR-së në Gjilan/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here