Home Editorial / Opinion Policia duartrokitet nga rreth 500 maturantë…!

Policia duartrokitet nga rreth 500 maturantë…!

270
0
SHARE

Policia e Kosovës në Gjilan meriton notën 10!

Policia e Kosovës janë dinjiteti ynë, janë kreanaria jonë, janë segmenti më i organizuar, më i disiplinuar dhe më funksional. Policia e Kosovës është institucioni më kredibil – emblema e shtetit.

Policia e angazhuar në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në ambientet te hyrja e restaurant “Parajsa”, ishte në nivelin më të lartë të detyrës. U jemi mirënjohës për krejt angazhimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë.

Dje, me 11 maj, u mbajt mbrëmja e maturës e maturantëve të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Për një çast, derisa Policia po kryente një aksion në shërbim të sigurisë së maturantëve… , në sallën e mbrëmjes janë duatrokitur nga rreth 500 maturantët e pranishëm në mbrëmjen e maturës.

Në këtë kontekst, duhet përmendur, gjithsesi, edhe Policinë civile te kampusi i shkollave të mesme, të cilët në vazhdimësi bëjnë punë të shkëlqyeshme, duke mbështetur shkollat, nxënësit, kolektivet, menaxhmentin në situata të nevojshme.

Kur hallkat e shtetit janë funksionale dhe të koordinuara në veprime, edhe preventiva – parandalimi i penalitetit dhe keqbërjeve janë më të pakta.

/Editori: Nexhat Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here