Home Editorial / Opinion Sa jemi shoqëri e (a)politizuar?!

Sa jemi shoqëri e (a)politizuar?!

139
0
SHARE

Tashmë përceptimi sociologjik i gjendjes dhe i shkaktarëve prodhues të saj na çojnë te konstatimi konkludues se kujdestar kryesor për të gjitha këto vonesa e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike janë: politizimi i skajshëm i secilit segment të jetës institucionale në të gjitha nivelet, politikanët grykësa që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Një fenomen , pa dyshim, është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i teprisë së politizimit apo tendencës së “ngjyrimit” të çdo segmenti që prodhoi në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike në “betejat” e konsolidimit të institucioneve shtetërore, dhe ridefinimit të kauzave të reja demokratike.

2. Kur flasim për politizimin, zakonisht, mendja na shkon te përceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit tonë politik për të krijuar institucione kredibile, që po prodhon, përveç sjelljeve devijante (krim kulminant, anomi, konflikte ndërgrupore e brendainstitucionale, shtim të interesave klanore dhe zbehje të atyre publike, fatpajtimi i çuditshëm dhe “gjumë dogmatik” të publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare), edhe konflikte e skandale me afera të matshme…

3. I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: shpërnguljes nga një zonat rurale në një zonat urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit, etj…

4. Por, në të njëjtën kohë është evident edhe antipodi i këtij fenomeni – ai i apolitizmit. I cili, sipas një gjykimi ende të paprerë sociologjik, është duke u bë edhe një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me indiferencën e tepruar ndaj veprimeve të partive tona politike, për kauzat kombëtare.

5. Përceptimi kësisoj qytetar, që nënkupton, jo gjithherë, edhe qëndrimet e publikut të gjerë, ato të shoqërisë civile, e sidomos të disa medieve mercenare, pa dyshim që ngjallë dyshime për shkallën e gatishmërisë së emancipimit tonë politik.

6. E themi kështu, edhe për shkak se përceptimet, për dallim nga kërkimet empirike, na çojnë gjithëherë në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri që zhvillohet në shoqëritë e transicionit të vonuar, sikurse është Kosova.

7. Sipas kësaj logjike, që më shumë na imponohet si përceptim, fitohet përshtypja që kujdestar kryesor për të gjitha këto vonesa e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, janë politikanët grykësa që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…, e jo për kauza nacionale dhe shtetndërtuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here