Home Editorial / Opinion SHEKULLI I INTERESIT DHE TRUSHPËRLARJES!

SHEKULLI I INTERESIT DHE TRUSHPËRLARJES!

73
0
SHARE

1. Jemi duke jetuar në një kohë (kaosi apo shthurjeje, herë të zhurmshme e herë të qetë!), kur SOLIDARITETI midis; njerëzve, komuniteteve, shteteve, e vendeve, gjithnjë e më shumē po “korruptohet” me dofarë pretekstesh; politike, fetare, kulturore, civilizuese!

2. Vendin e tij, gjithnjë e më shumë po e zë INTERESI, i cili ka filluar ta ngulfat si parimin e drejtësisë ashtu edhe atë të moralitetit dhe shpirtit të individit, (duke u metastazuar me turravrap në drejtimin e gabuar) familjes, komunitetit, kombit…!

3. Meqë, INTERESIN e kemi pranuar me vullnetin tonë, si diçka joshëse dhe utilitare, ne në fakt s’kemi ndonjë arsye të ia shohim për të madhe ndokujt (as mikut, e as armikut) mashtrimin, mendimin, veprimin, gjykimin… ndryshe!

4. Andaj, për hajr na qoftë vetmia sociale, xhelozia urbane, lakmia personale, korrupsioni medial, dhe mbi të gjitha tëhuajsimi në këtë përditshmëri morbide dhe gjithsesi të rrezikshme, për gjithë ne!

5. Ndryshe, …cila është zgjidhja jonë? Padyshim, NDRYSHIMI! Por, çfarë ndryshimi se?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here