Home Editorial / Opinion S’ka faj Serbia për Interpolin, po pushteti improvizues dhe opozita inerte!

S’ka faj Serbia për Interpolin, po pushteti improvizues dhe opozita inerte!

93
0
SHARE

Shkruan: Fadil MALOKU

1. S’i mund të fajësohet Serbia, për mosliberalizim, mos anëtarēsim nē Interpol, mos pranim nē kyqjen e Kosovës në institucionet rajonale, kontinentale e globale, kur ajo mision e detyrim (bile edhe kushtetues!) e ka këtë angazhim, o të bekuar qeveritar e opozitar! Faji dhe përgjegjēsia për të gjitha të (pa)bērat rreth Kosovēs janë mandat dhe obligim i Juaj, e jo i Serbisë!

2. Duke i identifikuar në vija të trasha proceset aktuale kontradiktore në shoqërinë kosovare, kuptojmë shumë se qeveria aktuale, por edhe gjitha ato të pasluftës ishin udhëhequr, jo në bazë të parimeve dhe interesave kombëtare e shtetërore, por interesave meskine personale, klanore mafioze.

3. Andaj, është e pamundur ta imagjinojmë shtetin e Kosovēs si shtet normal dhe me sovranitet të garantuar qytetar. Sepse, kontestimit tē “arkitekturës” shtetërore ēshtë duke i paraprirë edhe më tej: mosdija, inatet morbide, mashtrimi e improvizimi i tepruar i tyre, për gjëja përkushimin ndaj funksionalizimit të institucioneve kyçe të shtetësisë kosovare.

4. Krejt ky improvizim, mashtrim e me siguri edhe manipulim i qëllimshēm ka ndodhē dhe do ndodhē, shkaku i mungesēs sē transparencës (s’di kush e cilat janë agjendat e tyre shtetërore); llogaridhēnies (provizore dhe mashtruese, duken mënyra e; informimit, detyrimet ligjore; obligimet ndaj publikut).

5. Shembulli më i qartë dhe kulmi i kētij improvizimi e mashtrimi ordiner me publikun, nga ana e qeverisë aktuale është DËSHTIMI I PLOTË I SOTËM I ANËTARËSIMIT të Kosovës në INTERPOL….

6. Kësaj, kur t’i shtohen edhe dështimet tjera në planin e jashtēm: liberalizimin e vizave (një dekadë e tërë hargjim i kohēs dhe parave të taksapaguesve!); inkuadrimin e institucioneve tjera rajonale e kontinentale;

7. Ato në planin e brendshëm: luftimin e krimit dhe korrupsionit (asnjë zyrtar i lartë qeveritar i padenoncuar?!); sundimit të ligjit (asnjë dëshmi kohezive qeveritare për rregullin dhe rendin publik?!); (zbutjes së papunësisë dhe reduktimit të varfërisë së skajshme (23% të qytetarëve mbijetojnë me nga 80 centë ditën?!). Çka po mendoni Ju?! -Se “Europa plakē, e lavire”, nuk i ka adresu të gjitha këto “lojëra” djallēzore tuaja, a?!…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here