Home Editorial / Opinion Të reformohet, apo t’i vëhet dryri arsimit universitar?

Të reformohet, apo t’i vëhet dryri arsimit universitar?

92
0
SHARE

 Dekadenca dhe hermetizmi i tempullit të dijës…

Shkruan: Fadil MALOKU

Vonesës së reformimit të sistemit arsimor, pra, përgatitjes së: kuadrove të reja që për imperativ do ta kenë jo shpjegimin ex katedër por mësimin dhe zbulimin permanent tē “fakteve” të reja, në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrencë lojale me bashkëmoshatarët evropianë të ”revolucionit teknologjik”…, po i paraprin edhe më tej, mbyllja hermetike e UP-së.

Mjafton ta përdorim intuitën sociale (social trend) për t’i identifikuar në mënyrë telegrafike disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin universitar kosovar, që janë:

1. Ajo e funksionimit të administratës brenda Universitetit;
2. E mospranimit të kuadrove premtuese;
3. E tolerimit të një raporti ende hermetik midis profesorëve dhe studentëve;
4. E mbylljes ndaj risive informatike, atyre shkencore si edhe teknologjike;
5. E ligjërimit ende ex cateder (!);
6. E mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja;
7. E pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete;
8. E mungesës së revistave elementare për studime empirike;
9. E transparencës dhe përgjegjësisë financiare;
10. E decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete;
11. E mungesës së instituteve për “skanimin” e fenomeneve te reja; ekonomike, sociale, politike, historike, kulturore, religjioze, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here