Home Kronikë / Shoqëri Aftësimi i të rinjve për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve

Aftësimi i të rinjve për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve

138
0
SHARE

Në Viti, rivitalizohen Komitetet Lokale për Siguri në Bashkësi

Sot, në Viti, OSBE-ja së bashku me Policinë e Kosovës dhe kryesuesit e Këshillit Lokal për Siguri në Partneritet, kanë mbajtur trajnim për anëtarët e rinj të KLSP-së nga qyteti i Vitisë dhe fshatrave përreth. Trajnimi është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal në Viti, nga trajnerë të certifikuar nga OSBE, të mbështetur nga Policia e Kosovës.
Në këtë aktivitet kanë marr pjesë 17 pjesëmarrës nga komunitetet e të rinjve, të studentëve dhe fshatarëve ,etj.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togerit Ismet Hashani, të gjithë pjesëmarrësit janë certifikuar nga OSBE dhe Policia e Kosovës. Trajnimi ka përfshirë fazën e partneritetit dhe zgjidhjes së problemeve të komuniteteve, krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here