Home Kronikë / Shoqëri Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Gjilan (te Mramori) – vdes...

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Gjilan (te Mramori) – vdes edhe personi i katërt, e lënduar edhe ambasadorja turke në Kosovë

283
0
SHARE

Haziri ngushëllon familjen Shala nga Poneshi i Gjilanit që ka humbur anëtarët në aksident

Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Mramor, rruga Prishtinë – Gjilan. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona. Ndërsa është lënduar edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, e cila gjendet ende në QKUK për trajtim.
Në QKUK kanë deklaruar se ambasadorja turke ka marrë disa lëndime, thyerje të katër brinjve, ndrydhje, por ka gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Është bërë e ditur se personat e vdekur në këtë aksident janë të familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit: Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.
Në gjendje tqë rëndë shëndetësore është edhe Osman Shala, 65 vjeç, i lënduari tjetër nga ky aksident, i cili në ndërkohë ka ndërruar jetë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për familjen që ka humbur anëtarët në aksident.
“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit, në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here