Home Kronikë / Shoqëri Aksident trafiku te “Agmia”, rruga Gjilan – Bujanoc – përplasen motoçikleta me...

Aksident trafiku te “Agmia”, rruga Gjilan – Bujanoc – përplasen motoçikleta me veturën…

2174
0
SHARE

Gjilan, 22 shtator – Rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku përballë “Agmisë”, në rrugën Gjilan – Bujanoc, me ç’rast motoçikleta është përplasur me veturën “BMW” me targa 01.

Sipas dëshmitarëve okularë, të lënduar kanë mbetur drejtuesit e veturës dhe të motoçikletës (motorit). Ata janë dërguar në Qendrën e Emergjencës në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Për momentin nuk ka informacione për ndonjë të vdekur nga të involvuarit në aksident.

Policia, prokurori i shtetit dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje.
Automjetet për bartje të mjeteve motorike kanë larguar nga vendi i aksidentit veturën dhe motoçikletën.

Rruga Gjilan – Bujanovc tashmë është e kalueshme për qarkullim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here