Home Kronikë / Shoqëri Apel i Policisë për bashkatdhetarët gjatë pushimit në vendlindje…!

Apel i Policisë për bashkatdhetarët gjatë pushimit në vendlindje…!

2908
0
SHARE

Mbyllini veturat, mos lërini gjësende me vlerë, sepse mund të jeni cak i keqbërësve!

Mos i lërini as mos i harroni në veturë: çantë dore, telefona celularë, portofola as dokumente udhëtimi…

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, në emër të strukturave përkatëse të Policisë së Gjilanit, u ka adresuar apel qytetarëve, sidomos gjatë këtyre dy muajve – korrik dhe gusht, kur bashkatdhetarët kthehen për pushime në vendlindje, që ata të jenë të kujdesshëm kur parkojnë dhe ku i parkojnë veturat e tyre, që të mos i lënë hapur, të mos lënë gjësende me vlerë, sepse mund të jenë cak i vjedhjeve, thyerjeve nga keqbërësit.

Ja apeli i plotë i Policisë:

Në muajt korrik dhe gusht shumë bashkatdhetarë kthehen në vendlindjet e tyre për t’i kaluar pushimet, së bashku me familjet e tyre. Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, ku kemi patur disa raste të raportuara, si: “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda” nga automjetet e parkuara, Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që me rastet e daljes nëpër qendrat tregtare apo kudoqoftë nëpër sheshe të qyteteve, le të sigurohen se gjatë parkimit të veturave të tyre – ato të jenë të kyçura dhe mos lërini në veturat tuaja gjësende me vlerë, si: çantë dore, telefona celularë apo edhe portofola, pasi që, fatkeqësisht, në këto raste persona keqbërës, në momentet që i vërejnë këto gjësende në ulëse të veturave, shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, duke thyer xhamin e veturës dhe vjedhur gjësende me vlerë. Madje, shpeshherë janë vjedhur edhe dokumente udhëtimi, të cilat më pastaj paraqesin vështirësi të konsiderueshme për qytetarët tanë – bashkatdhetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here