Home Kronikë / Shoqëri Arrestohet i mituri që vodhi arkën e xhamisë në Malishevë

Arrestohet i mituri që vodhi arkën e xhamisë në Malishevë

162
0
SHARE

Ishte raportuar nga kujdestari – roja e xhamisë se është vjedhur arka, gjegjësisht paratë që gjendeshin aty të tubuara nga besimtarët.

Ndërkaq, sot, përmes zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togerit ismet Hashani, është bërë e ditur se personi i dsyhuar për vjedhjen, i mitur, shqiptar, shtetas i Kosovës, është arrestuar.
Ai dyshohet se me 12 qershor 2018, rreth orës 03:20,në xhaminë e fshatit Malishevë komuna Gjilan, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, duke hapur derën e xhamisë me ndihmën e një kaçavide, ka depërtuar brenda dhe nga një kasafortë kishte vjedhur të rreth 400€ para të grumbulluara nga besimtarët.
I dyshuari është intervistuar në praninë e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit, është ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për 24 orë. Rasti po hetohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here