Home Kronikë / Shoqëri Arrestohet personi i dyshuar i vrasjes në Bresalc të Gjilanit

Arrestohet personi i dyshuar i vrasjes në Bresalc të Gjilanit

287
0
SHARE

Policia e Kosovës përmes zëdhënësit në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, togerit Ismet Hashani, bëri të ditur sot se Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasje që ka ndodhur në mesnatën midis të shtunës dhe të dielës. Policia njoftoi  krahas arrestimit të të dyshuarit kryesor të veprës penale “vrasje e rendë”,  është gjetur revolja me te cilën dyshohet se është kryer vrasja. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vazhdim…

Policia (rasti i vrasjes):

Më 28 korrik 2018, rreth orës 23:45 nga Zyra e Policisë së Kosovës është dhënë informata se në fshatin Bresalc të Gjilanit ka ndodhur një rast – vrasje. Në informacionin e Policisë thuhet: sipas informatave të para që kemi marr jemi njoftuar se rreth orës 23:23 min., në Repartin e Emergjencës, viktima F.A. (1996), shqiptar, shtetas i Kosovës, ishte sjellur i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit. Personeli mjekësor edhe përkunder ndihmes së parë mjekësore, kanë mundur vetëm të konstatojnë se viktima ishte pa shenja jete.
Njësitet e Hetimeve Rajonale i janë përgjigjur rastit, dhe së bashku me prokurorin e shtetit kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes. Në bazë të hetimeve preliminare, që janë zhvilluar lidhur me këtë ngajrje, është kuptuar se ngjarja kishte ndodhur tek vendi quajtur “Tek lapidary” në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit. Dyshohet se vepra penale “vrasje” ishte kryer nga i dyshuari L. U. (1992). Lidhur me këtë ngajrje janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore: intervistat me dëshmitarë si dhe është kërkuar edhe i dyshuari kryesor L. U. në shtëpinë e tij, por i njëjtit nuk është gjetur aty. Në oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit “Mercedes” ngjyrë hiri, me targa 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari. Lidhur me këtë ngjarje, është arrestuar Sh. U., vëllai i të dyshuarit, që besohet të jetë i involvuar në këtë veper të rëndë penale.
Për momentin nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Siç u tha më lartë, i dyshuari kryesor i vrasjes është arrestuar sot nga Policia.
Gjithçka rreth vrasjes është duke u hetuar nga Njësitet përkatëse hetimore dhe prokurori i shtetit në Gjilan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here