Home Kronikë / Shoqëri Emrat që i dhanë qytetit nder, lavdi e përjetësi…!

Emrat që i dhanë qytetit nder, lavdi e përjetësi…!

219
0
SHARE

Atik mëhalla – lagja e Vjetër që u bë adresë e emrave të spikatur të sportit e mjekësisë!

Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!

Aq shumë emra të dalluar në lëmitë sportive e shëndetësore, sa që qyteti do të mbetej i mangët pa i përmendur.
Në këtë rrëfim  të dr. Shevqetit portretizohen në mënyrë njeshtërore profilet profesionale të njerëzve të kohës kur ata jetuan e vepruan, disa sish nuk janë më, e disa të tjerë ende janë ndër të gjallë…

Në secilin rrëfim autori spikat e paralajmëron ngjarje, zhvillime, emra njerëzish, të bëmat e tyre, ritmin e jetës, gjurmët…
Kur kërkojmë diçka në çdo rrugë, qoshe, labirinth, dhe mendojmë se ia arritëm, e pamë, e rrumbullakuam, harrojmë se diçka e rëndësishme është pas nesh dhe na përcjell si hije!

Kohët janë një lidhje e pafundme, e përjetshme, nuk shkëputen dot, sikur netët dhe ditët…

VI.

Ah Atik mëhallë, herë pas here kethehem në gjirin tënd, shoh se lumi “Banja” është mbuluar, por kur bjen shi ti e ngritë kokën, duke treguar se ende je gjallë. Shoh se fytyra jote ka ndryshuar, nuk është mulliri, nuk janë shtëpitë e dikurshme, por ende shoh banorët e moshuar që kanë kaluar fëmijërinë në gjirin tënd.
1.
Më kujtohet mjeku Sahit Maliqi, i cili banonte në sokakun e Klaiqëve, ishte nga familja e Konjufcëve që kishte studiuar në Beograd me vëllaun Halitin. Sahiti ishte internist në Prishtinë. Nga kjo familje ishte Isaku, profesori i anglishtës, mjek u bë Maliq Bajrami – oflamolog. Në mbrojtjen e shëndetit kontribut të madh ka lënë Xhevat Emërllahu “Xheki” – farmacisiti, i lindur me 1942, që kishte kryer fakultetin në Beograd, njëherit vazhdoi rrugën e farmacistit të njohur gilanas, Mahmut Mahmutit. “Xheki”, siç e njihnin qytetarët, ishte pedant në ecje, kishte punuar në barnatore të qytetit, kishte hapur barnatoren e parë private dhe kishte shokun e ngushtë gjinekologun Hyseni Sherifin. Ishin këta doajenët e mjekësisë nga kjo mëhallë. Pastaj, paraqitet plejada e mjekëve nga mbesat dhe nipat e mulla Sefës, Suedaja, Myneverja, Zyrafetja, Hatixhja dhe Mentori, që ishin vajzat e Muharrem Latifit dhe Mentori, djali i Mustafës.

Lagja që dha kirurgun, anesteziologun, infektologun, stomatologun, internistin…
2.
Atik mëhallë ti i ke dhënë Gjilanit kirurgun Ilaz Poroshticën dhe anesteziologun Fatmirin, infektologun Bexhetin, stomatologun Selamiun. Në gjirin tënd lindi Ramush Osmani, internist. Aty ne “Pishtol mëhallë” jeton edhe Kadir Hysein qe ishte zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.
Ah Atik mëhallë, ti kishe plot sokaqe “qorre” (të verbërta), por jetën e kishe shumë dinamike, muzika, vallet, kollaret, zantlinjtë e shumtë…, i jepnin frymë e gjallëri, dinamizëm e ritëm. Çdo ditë nga pesë herë në ditë dëgjohet zëri i mejzinit nga minareja e Atik xhamisë.

 
3.

Ti lagja Atik i ke dhënë edhe shumë sportistë qytetit, disa prej tyre ishin edhe ndër të paret qe filluan futbollin: Hys Krosin, Tefik Llabjanin, Qazim dhe Arif Klaiqin, Abdulla Saliqavën. Xha Ismajli që ishte tregtar dha tre femijë futbollistë të njohur të KF “Crvena Zvezda”: Enverin, Hysenin dhe Mustafane. Futboll në Gilan kanë luajtur edhe Skënder Hoxha, Kena Llabijani, Ajnur Maksuti, Hafiz Korça. Si mund të harrohet shoku im i klasës Skënder Bunjaku dhe vellau i tij, Naseri që kishin nofkën “kaqari”. Hyseni ishte qendërmbrojtës i mirë, kishte luajtur edhe në stadiumin e vjetër me 1962 me vëllaun vet, në kohën kur luante Ajvazi, Galipi, Farka, Vela, Mita, Cirku, Shahini, Galipi. Ndërkaq, Naser Bunjaku ishte mesfushor në kohen më të lavdishme të sukseseve të “C. Zvezdës” kur bëntë gara në Ligen e Dytë Fderative të Jugosllavisë, Grupi Lindje.

Atletja e njohur, trajneri i Klubit “Partizani”, organizatorët e futbollit…
4.
Ah Gilan, Ah Zaman, ah Atik mëhallë.Ti Gilanit i ke dhënë atleten e njohur Nerimane Maksutin, qe ishte vajza e Aziz Kosovicës. Ti sportit gilanas i dhe bokserin dhe trajmerin Elmaz Bajramin, qe kishte filluar karieren me 1963 si bokser së bashku me Skenderin dhe Milaim “Bullqin” , pastaj si trajner i klubit “Partizani” me 1967. Si mund të harrohet Hasim Uzeir “koretinka” referi i cili kishte plot talent për humor dhe Skender Hoxha, i cili ishte refer i futbollit.

 


Ti Atik mëhallë kishe organizatorë të futbollit, pa ta futbolli nuk kishte me pasë ngjyra shndëriste, si: Demush Klaiqi, Ramadan Hajrullahu, Tasim Pajaziti, Hasim Uzeir.
Atik mëhallë, kapixhikët e shtëpive më kujtojnë mua fëmijërinë. Çezma e Tuleshit të shtëpia e Gani Gashit më zgjon emocione të pakontrolluara, mulliri dhe lumi Banja më kujtojnë romet e bukura me dimia që kishin lule të imta dhe shamite e punuara me oja.
Vjelja e duhanit, hallvaxhiu, e martja e nënave dhe vajzave…
5.
Atik mëhallë, më kujtohet obori i madh i Maksutit, kur shkonim në bazen (pishinë), furra e xha Miftarit dhe hallvaxhiu në krye të sokakut; delet e xha Qahilit, shtëpia e Pelushit dhe shkuarja e Elmejdinit në Stamboll, i cili vdiq me 2017. Me kujtohen pamjet e duhanit i radhitur vargje-vargje në mure, shkuarja e familjeve në fusha për ta mbledhur (vjelur)duhanin; shkuarja e nënave tona dhe vajzave të veshura në mënyrë solemne në ditën e martë për ta shikuar qejzin (qëndisjet). Nuk mund ta fali Atik mëhallë që njënga banorët e tu në krye me Panqen gjatë Ramazanit na “pushtonin” mëhallën time edhe atë me muzikë, duke na kthyer krenarinë…

Atik mëhallë, mëhallë e moshuar, të përshëndes përkohësisht, por unë me shpirt jam në sokaqet tua, në gjirin tënd…! E ndjej ritmin e jetës në çdo sokak, në secilin kapixhik, dhe sikur dëgjoj zëra njerëzish e hije të atyre që i kam njohur e takuar…Fryma, gjurmët, jeta…, bashkudhëtaret tona të përjetshme!

Sqarim: Terminologjia që ka pasur përdorim te popullata është përdorur në origjinal…Mirëkuptim nga ju lexues të nderuar!

/Autor: Shevqet Mehmeti/ E përgatiti për shtyp /redaktoi: N.Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here