Home Kronikë / Shoqëri Bastisje në Ranillug e Korminjan – Policia gjeti armë, municion…

Bastisje në Ranillug e Korminjan – Policia gjeti armë, municion…

185
0
SHARE

Në bazë të informacioneve dhe rezultatit hetimor, me 14/03/2018, sipas planit operativ të koduar “MORAVA”, dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente është bërë kontrollimi në 4 lokacione në dy fshtra: Ranillug dhe Korminjan, me ç’rast janë gjetur armë, municion dhe para. Me këtë rast, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të nacionalitetit serb, dy prej tyre janë lënë të lirë në procedurë të rregullt, ndërsa njërit i është caktuar masa e ndalimit – mbajtje.

Tre persona të nacionalitetit serb janë arrestuar, njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit – mbajtje, pas një aksioni të Policisë së Kosovës në fshatrat Ranillug dhe Korminjan, kanë bërë të ditur burime nga Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelanit, Policia organizoi një aksion kontrolli në kërkim të armëve në këto dy lokalitete.
Ai shtoi se masa e arrestit dhe ndalimit janë urdhëruar nga një gjyqtar kompetent, i cili ishte në terren.

Gjatë kontrollimit në terren, janë gjetur dhe konfiskuar:

Në aksionin e titulluar “Morava”, Policia bastisi katër lokacione të ndryshme, shtëpi banimi dhe objekte ndihmëse, me ç’rast janë gjetur armë, municione dhe para:
– 1 pushkë – mitralez (PM) M 84, me 182 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 1 armë AK- 47 (kalashnikov) me katër karikatorë, me 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 1 tytë tromblonike,
– 1 arkë e mbyllur me municion (1200 fishekë), të kalibrit 7.62 mm,
– 1 pushkë gjuetie me 23 fishekë,
– 2 thika luftarake,
– 29170 CH (njëzet e nëntë mijë e njëqind e shtatëdhjetë franga   zvicerane),
– 5000 $ ( pesë mijë dollarë amerikan)
– 7720 ( shtatë mijë e shtatëqind e njëzet) euro.
Bëhet e ditur se janë marrë në intervistë policore: D.C. (35 vjeç) – punëtor në Komunën e Ranillugut, M. C. (52 vjeçe) dhe B. C. (70 vjeç), që të tre nga Korminjani.
Sektori i hetimeve është mbështetur edhe nga Njësitet e Specializuara, Teknika Kriminalistike dhe Njësia me qenë – K9.
Me vendim të prokurorit nga tre personat e arrestuar, njëri nga ta është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët vazhdojnë në procedurë të rregulltë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here