Home Kronikë / Shoqëri Dy të arrestuar – njëri për tregti të ndaluar – tjetri për...

Dy të arrestuar – njëri për tregti të ndaluar – tjetri për “vjedhje të rëndë”!

152
0
SHARE

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale Policore në Gjilan, togeri Ismet Hashani, bëri të ditur sot se është arrestuar një shtetas i Kosovës, shqipar, për tregti të ndaluar dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Gjithashtu, sipas togerit, një person tjetër, po ashtu lidhur me rastin e sipërcekur, është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje për 48 orë

Policia, rasti:

Me 19 korrik 2018, Policia e Kosovës – Njësitet e Hetimeve nga Stacioni Policor në Kamenicë, përmes rrugëve operative, kanë marrë informata të qëndrueshme se i dyshuar shqiptar, shtetas i Kosovës, F. K., mund të jetë i involvuar në një rast: “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.
I njëjti është ftuar në Stacionin Policor për t’u intervistuar dhe, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, është gjetur se ai posedon pajisje për prodhimin e “Kripto valutave”.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, e në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike që vepron në Gjilan, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. K. (1991), në prezencën e avokatit të të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar: shtatë(7) Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x 5 kartela grafike – pajisje këto kompjuterike për prodhimin e kriptovalutës “Etherum”, të cilat janë konfiskuar nga Njësiti Doganor. Gjithashtu, është konfiskuar përkohësisht një shtëpizë kompjuterike të tipit “Dell” me nr. serik: 6Q8R6-899K4-VF8Y2-YQXVB-GYFCP, pronë e të dyshuarit F. K. , Nga Policia e Kosovës – Njësitet e Hetimeve nga Kamenica janë konfiskuar përkohësisht tre telefona “Mobil”.

I dyshuari është arrestuar nga Njësitet Kundër Krimeve Ekonomike që veprojnë në Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara.
Prokurori ka lëshuar Aktvendimin mbi ndalimin e personit të arrestuar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se gjësendet e konfiskuara në rastet e cekura më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës N. D. (1992), të vjedhura më parë. Me vendim të Prokurorit edhe ndaj të dyshimtit N. D., pas procedurave ligjore është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin “Vjedhje e rëndë”.
Veprimet hetimore në lidhje me prejardhjen e pajisjeve të konfiskuara kalojnë në kompetencë të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike – Njësia në Gjilan, e cila po heton rastet veç e veç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here