Home Kronikë / Shoqëri Ecja nëpër histori – Klubi Alpin “GJILANI” organizon ecjen “Zhegoci 2018”!

Ecja nëpër histori – Klubi Alpin “GJILANI” organizon ecjen “Zhegoci 2018”!

147
0
SHARE

Alpinët e Gjilanit me 15 prill 2018 ngjiten në Zhegoc…

Klubi Alpin “GJILANI” – i natyralizuar, përshkon kilometra shtigje rrugëtimi, duke prekur maja e pika më të largëta e më të larta në vendin tonë!

Klubi Alpin “GJILANI” shquhet për aktivitete të jashtëzakonshme në natyrë, duke kaluar kilometra udhëtimesh në bjeshkë e duke shkelur e prekur pikat më të larta në vendin tonë.
Klubi Alpin “GJILANI”, në kuadët të aktivitetit të vet, organizon ecje në shënimin e veprimtarive ambientaliste, kulturore dhe të datave të rëndesishme historike, etj.
Prandaj, këtë herë, për nder të Epopesë së Zhegocit, Klubi Alpin “GJILANI” në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, organizon ecjen “Zhegoci 2018”!
Siç njofton anëtari i Klubit Alpin “GJILANI”, Ismet Hashani, ecja në Zhegoc do të bëhët me 15 prill 2018.
Kjo është ecja e radhës, sepse alpinët e Gjilanit nuk ndalen, duke prekur çdo cep të natyrës, e duke e humanaizuar atë! Natyra ka shumë nevojë për ata që e duan atë, për Alpinët e Gjilanit!

Ecje të mbarë, kudo që jeni e kudo që mbërrini…! /N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here