Home Kronikë / Shoqëri Forcat speciale të Policisë së Kosovës arrestuan dhe lanë të lirë pesë...

Forcat speciale të Policisë së Kosovës arrestuan dhe lanë të lirë pesë serbë në rajonin Gjilanit

312
0
SHARE

Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që ta braktisin këtë Forcë. Pastaj janë lënë të lirë.

Ja si raportuan mediat serbe për aksionin e sotëm policor në Anamoravë:

Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq, tha: “Dialog nuk do të ketë kohë të gjatë nëse nukk lirohen serbët e arrestuar”!

Pjesëtarët e forcave speciale të Policisë së Kosovës, të armatosur me tyta të gjata, arrestuan dhe më pas lëshuan pesë serbë. Më herët, sot, forcat speciale hynë në ambientet e Qendrës Kulturore dhe Arsimore “Bozidar Mitrovic Sandor” në Shillovë pranë Gjilanit dhe kontrolluan disa shtëpi në atë vend.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, gjatë operacioneve të kryera në disa vende në rajonin e Gjilanit, arrestuar pesë persona, të cilët u liruan më vonë, tha për KTV-në kryeprokurori Jetish Maloku.
Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se pesë serbë janë arrestuar “nën dyshimin e përfshirjes në aktivitete kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.
Menjëherë pas arrestimit, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën e Metohinë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar autoritetet në Prishtinë se “dialog nuk do të ketë një kohë të gjatë”, në qoftë se pesë serbët e arrestuar nuk lirohen.
Policia e Kosovës mohoi pretendimet e mediave serbe “se po kryhet operacion policor kundër ish-pjesëtarëve Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni ka vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Burimet serbe në Anamoravë kanë raportuar se në aksionin e mëngjesit janë arrestuar shefi për Qarkun e Anamoravës, Radovan Stojkoviq dhe drejtor i zyrës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjilan, Jovan Deniq.
Stojkoviq dhe Deniq u pyetën më parë nga pjesëtarët e policisë në ambientet e Qendrës Kulturore dhe Arsimore “Bozidar Mitrovic Sandor” në Shillovë.
Ishte arrestuar edhe Nenad Stojanoviq (1974), i cili me profesion ishte auto-mekanik, i punësuar në Ushtrinë e Serbisë në Vranjë.
Siç mëson jozyrtarisht RTV Puls në Shillovë, Stojanoviç u arrestua, sepse pretendohej se kishte shtyrë anëtarët serbë të Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) që të linin shërbimin.
Sipas reporterit të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), Predrag dhe Aleksandar Gjorgjeviç nga fshati Berivojce, pranë Kamenicës, gjithashtu janë arrestuar.
Aksioni ka filluar sot herët në mëngjes, kur pjesëtarët e Policisë Speciale bllokuan shtëpitë e shefit dhe të drejtorit të Shërbimit të Punësimit në Kufcë të Epërme dhe filloi kontrollimi, i kanë deklaruar dëshmitarët okularë reporterit të RTS-së.
Sipas fshatarëve, rreth orës 06:00 janë paraqitur të paktën 10 makina të policisë me rreth tridhjetë policë të maskuar të armatosur me tyta të gjata.
RTV Puls në Shillovë ka raportuar se këtë mëngjes është kryer një kontrollim i disa shtëpive të ish-pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) të përkatësisë etnike serbe, të cilët kohët e fundit kishin lënë shërbimin.

Lidhur me arrestimin e pesë serbëve në mëngjesin e sotën në Gjilan dhe Kamemicë ka reaguar deputeti Ilir Deda

Deda e quan diletantizëm arrestimin dhe lirimin e pesë serbëve në Gjilan

Ilir Deda, deputet i Alternativës, e ka quajtur diletantizëm të dorës së parë arrestimin dhe lirimin e menjëhershëm të pesë serbëve të dyshuar për “kërcënim të sigurisë nacionale”.
Sipas, Dedës, arrestimi në Gjilan dhe lirimi i menjëhershëm i tyre ka qenë show i institucioneve.
“Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për ‘kërcënim të sigurisë nacionale’ – ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë – nuk bën shoë fare me arrestime. Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i ‘kërcënuesve të sigurisë nacionale’ është diletantizëm i dorës së parë”, ka shkruar Deda në Facebook.
Në fund Deda ka thënë se edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”./Koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here