Home Kronikë / Shoqëri Gjendja e sigurisë në lagjen e “A. Presheva” – Policia takon Këshillin...

Gjendja e sigurisë në lagjen e “A. Presheva” – Policia takon Këshillin Lokal…

161
0
SHARE

Shtimi i sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve në këtë lagje ishte temë e takimit, që kreu i Stacionit Policor me shoqërues bëri me Këshillin Lokal të lagjës “Abdullah Presheva”, sot.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, sot, me 12 qershor 2018, ështe realizuar takimi me Këshillin Lokal të lagjës “A. Presheva”. Takimi është kryesuar nga komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, majori Alban Ramushi.
Qëllimi i takimit ka qenë gjendja e sigurisë në lagjën “A.Presheva”, me ç’rast komandanti i Stacionit Policor të Gjilanit iu premtoi bashkëpunim dhe perkrahje Këshillit Lokal të kësaj lagjeje, në çdo kërkesë të tyre, që ka të bëje me ngritjen e sigurisë në lagje dhe mirëqenien e qytetarëve.
Siç është thënë, takimet e tilla të karakterit bashkëpunues do të vazhdojnë me dinamikë më të shtuar gjatë sezonit veror, kur në vendlindje kthehen për pushime dhe takime familjare shumë bashkëqytetarë tanë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Policia e Kosovës punon dhe angazhohet me përkushtim maksimal për të siguruar një ambient të sigurtë, të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here