Home Kronikë / Shoqëri Gjilan: Arrestohen për prostitucion!

Gjilan: Arrestohen për prostitucion!

134
0
SHARE

Policia e Gjilanit ka arrestuar dy persona për marrje me prostitucion, është njoftuar sot nga zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Policia e Kosovës Njësitet e specializuara kundër trafikimit me qenje njerëzorë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, kanë arrestuar dy personat të dyshuar shqiptar,shtetas të Kosovës,një burrë dhe një grua, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës kundërvajtëse, “marrje me prostitucion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani, sot.
Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit, janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për kundërvajtje, dhe ndaj tyre gjyqtari ka shqiptuar dënime me gjobë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here