Home Kronikë / Shoqëri Gjykata Themelore: 30 ditë paraburgim vrasësit të 22- vjeçarit nga Bresalci i...

Gjykata Themelore: 30 ditë paraburgim vrasësit të 22- vjeçarit nga Bresalci i Gjilanit

252
0
SHARE

Të pandehurit Liridon Uruçi i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji

Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh (një muaj) vrasësit të 22- vjeçarit, Fatlind Arifit.

Liridon Uruçi, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për paraburgim, të cilën e aprovoi Gjykata Themelore e Gjilanit, dyshohet se të shtunën në mesnatë, në fshatin Bresalc të Gjilanit, me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta, tani të ndjerin, Fatlind Arifin, me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me ç’rast e ka goditur në anën e majtë të kraharorit.
Me këtë veprim i pandehuri ka kryer veprat penale “vrasje” nga neni 178 dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. I pandehuri, sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, rrezikon të marr 5 – 25 vite burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here