Home Kronikë / Shoqëri I gjendet pushka automatike – ngritet kallëzim penal

I gjendet pushka automatike – ngritet kallëzim penal

87
0
SHARE

Zëdhënësi i PK për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se patrulla policore, gjatë patrullimit rutinë në një rrugë dytësore, ka vërejtur një veturën “Lada Niva” (jashtë përdorimit), në të cilën gjatë kontrollit është gjet një pushkë e gjatë automatike.

Në vendngjarje janë konfiskuar pushka automatike edhe dy karikatorë, ku në njërin është gjetur një fishek, ndërsa në një kuti janë gjetur 15 copë fishkë të kalibrit 7.62 TT. I dyshuari, shqiptar, shtetas i Kosovës, pronar i veturës është sjell në Stacionin Policor në Kamenicë, është intervistuar dhe me urdhër prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal “Armëmbajtje pa leje”.
Rasti është dërguar në Gjykatë në procedurë të rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here