Home Kronikë / Shoqëri I shkrumohen traktori, 200 trupa kumbulla, qershi, mali dhe bahçeja!

I shkrumohen traktori, 200 trupa kumbulla, qershi, mali dhe bahçeja!

335
0
SHARE

Familja Krasniqi nga Tugjeci i Kamenicës e tmerruar me djegien e pronës së tyre…

Kishte investuar me mundësitë e vogla që kishte në pronën e tij në fshatin Tugjec, në lagjen e Krasniqëve (e njohur si lagjja e Kurtovite), dhe më shumë vullnet e punonte tokën…

Aziz Krasniqit, iu dogj gjithçka që kishte investuar e punuar aty, në fshatin e tij të lindjes, i cili, siç tregon vajza e tij, Agnesa Krasniqi, ishte shumë i lidhur për tokën.
Agnesa pasi ka dërguar dy foto, ku shihet shkrumi që ka përfshirë çdo gjë e tymi që ende del, ka treguar çka ka ndodhur dhe kur. Të enjten e kaluar janë djegur: traktori, që Azizi e përdorte për punimin e tokës, 200 trupa kumbulla, qershitë, disa hektarë mal dhe bahçeja e mbjellur.

“Kur e pamë duke u djegur prona jonë na u dogj zemra, me ta humb ymytin me jetue e me dal në atë vend, sa shumë vullnet kishim, sepse aty kemi lindur e jemi rritur”, shprehet shumë e shqetësuar, Agnesa.
Ajo tregoi sa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës në Kamenicë dhe Njësiti i zjarrëfikësve, ndërsa ka thënë se do ta informojnë edhe Drejtorinë e Bujqësisë në Kamenicës për dëmin që u është shkaktuar.
Familja Krasniqi para pak vitesh është vendosur në Kamenicë, por asnjëherë nuk e kanë shkëputur lidhjen me tokën e tyre në Tugjec.
“Babai më shumë ka ndejtur në fshat se sa në Kamenicë, sepse e don shumë atë vend dhe vazhdimisht e ka punuar tokën”, tregon Agnesa, studente e Drejtësisë.
“Pse me na i djeg pasurinë tonë, djersën tonë, pronën tonë; askujt asgjë nuk i kemi bërë, pse të na dëmtojnë kështu…”, përsëri pyet me plot mllef Agnesa.
Ajo shton se nuk kishte më vështirë se me e pa vendin ku ke lind e je rritë duke u djegur, ishte si me ta djeg trupin e me të shti në dhe për së gjalli…

Dhe, dyshimi kryesor bie mbi nndojë individ apo grup individësh keqbërës, të cilët prej paslufte janë kthyer në tmerr e frikë për ata pak banorë që kanë mbetur në fshat.
Bandat që prej vitesh po shkatërrojnë, plaçkisin e djegin çdo gjë, ndërsa dimrit i tmerrojnë banorët e mbetur me të shtëna armësh. Nuk kanë lënë gjallesë pa e vrarë, duke e dëmtuar tërësisht faunën e kësaj malësie.
Ndoshta pushteti, në radhë të parë organet e rendit, do të ndërmarrin masa të duhura për t’i zbuluar bandidët, cubat që shkatërrojnë gjithçka…
Ndoshta do të ishte mirë që KFOR-i të vendos një postbllok në Tugjec dhe t’ua ndal turrin bandave, që lirshëm dhe të pa penguar prej vitesh djegin e rrënojnë çdo gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here