Home Kronikë / Shoqëri Kërcënoi bashkëshorten me vrasje, prangoset nga policia!

Kërcënoi bashkëshorten me vrasje, prangoset nga policia!

132
0
SHARE

Kërcënuesi… është ndalur në mbajtje për 48 orë 

Një banore nga një fshat i Gjilanit ka njoftuar Policinë e Kosovës në Gjilan se është kërcënuar me vrasje nga bashkëshorti i saj, bëri të ditur, sot, zëdhënësi i Policisë në Gjilan, togeri Ismet Hashani.

Rasti:

Sipas togerit Hashani, viktima shqiptare, shtetase e Kosovës, me banim në një fshat në Komunën e Gjilanit, me 16 prill 2018, rreth orës 13:00, ka raportuar në Policinë e Kosovës në Gjilan se pas një mosmarrëveshjeje që ka pasur me bashkëshortin e saj, i njëjti e kishte “kanosur” me vrasje.

Me të pranuar informacionin nga viktima, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe janë gjetur prova të qëndrueshme se ai dyshohet të jetë i involvuar në rastin në fjalë, ka theksuar Hashani.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here