Home Kronikë / Shoqëri Kosova e fundit në rajon për të ardhurat për kokë banori

Kosova e fundit në rajon për të ardhurat për kokë banori

126
0
SHARE

Politikanët e pasur dhe qytetarët e varfër!

Në Kosovë, derisa klasa politike – pushtetarët dhe oligarkët, vazhdimisht pasurohen, qytetarët gjithnjë e më shumë varfërohen!

Derisa kategoria e punëtorëve në Kosovë ka të ardhura të ulta, klasa politike qëndron mbi popullin, madje shumë lart, për të ardhurat personale.

Bruto Produkti Vendor për kokë banori në vendet e rajonit dhe në Kosovë, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2017 është:

Mali i Zi – 6,646 euro

Serbia – 5,126 euro

Maqedonia – 4,757 euro

Bosnja dhe Hercegovina – 4,473 euro

Shqipëria – 3,983 euro

Kosova – 3,372 euro

Pra, nga kjo renditje shihet se dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova janë të fundit, dhe kjo është treguesi më i mirë se kemi të bëjmë me klasë politike korruptive, ku nepotizmi, mafioziteti dhe oligarkia ka kapur pushtetin në të dyja vendet.
Në Kosovë perspektiva ekonomike cenohet nga paqëndrueshmëria politike.
Të rinjtë dhe kategori të tjera të popullatës janë në kërkim të punës jashtë vendit. Dëshpërimi me gjendjen socio-ekonomike është i shprehur hapur, për mungesë të mirëqenies sociale, të dinjitetit njerëzor.
Në Kosovë është papunësia më e madhe në rajon, ndërsa paga e një pastruesi/e  është 130 euro…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here