Home Kronikë / Shoqëri Lagja që bëri jehonë e krijoi emër në qytet…!

Lagja që bëri jehonë e krijoi emër në qytet…!

192
0
SHARE

Kujtimet nga lagja zëmadhe – Beglermëhalla!
/Pjesa e II/

Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!

Lagja që i dha nam qytetit, e gjurmët jetojnë edhe sot në kujtimet e njerëzve, duke lidhur kohët, ngjarjet e njerëzit!
Kësaj radhe prezantojmë pjesën e dytë, në cilën dr. Shevqet Mehmeti sjell kronikë ngjarjesh nga kujtimet e tij, bazuar në ato që ka përjetuar vet, që ka mësuar për to, duke bashkëbiseduar me personazhe të kohës, duke vrojtuar ngjarje e zhvillime, e tani duke i rikthyer në formë rrëfimesh. Si është jetuar atëherë! Çfarë veprimtarishë e aktivitetesh bëheshin? Kush ishte kush dhe si i dhanë vulë asaj kohe për të jetuar edhe sot në kujtesën e kohës? Pastaj: tregu i gjelbërt, Shtëpia e Mallrave, e shtuna e tregut, aksidenti me veturë, mësuesja që mahniste me bukurinë e saj, etj, etj…

II.1.
Begler mëhalla, ti në vehte ke shumë gjëra për t’i treguar. Në shpirtin tënd flejnë shumë ngjarje dhe përjetime të gilanasve. Aty ku gjendet Ura e Masketarit, ku sot është ” “Comodita”, gjendej libraria e Stoshiqëve, që me 1962 shteti ia konfiskoi, ndërsa pronari perjetoi probleme psikike dhe mbeti i paralizuar. Elmejdini i Medinagëve, me 1964, shkruante – bënte skalitjen e emrave të shitoreve në xhama, edhe të barnatorës numër një të qytetit ku punonte Miqa, djali i farmacistit Branko Kërstiqit. Me 1963 u ndërtua objekti ku gjendej libraria, e aty punonte Remzi Slishani dhe shitorja e konfeksionit “Jadran Perast”, në të cilën punonte Raif Berisha nga Llashtica.
*
Tregu i gjelbert ishte i pasur me bylmete dhe zarzavate, pemë e perime bio e me bollëk. Tregu ka funksionuar deri në vitin 1974, kur aty u ndërtua Shtëpia e Mallrave, një ambient shumë i këndshëm. Të shtuneve dhe gjatë mbrëmjeve platoja përreth Shtëpisë…frekuentohej shumë nga të rinjtë – djem e vajza, dhe të gjtha moshat. Në anën e djathtë ishte kafeneja e Vllada Bikut dhe shtëpia e mulla Ahmetit që nxirrte dhëmbë për ata që ishin në telashe. Kështu më ndodhi mua në vitin 1962. Në sokakun e parë djathtas banonte Mita popi – futbollist i “Crvena Zvezdës” dhe mësuesi i matematikës, Kurtesh Ahmeti me vëllaun Reqkin.
*
Ah Gilan! S’mund të harrohet xha Dani me djalin Shefqetin, që ishin mjeshtër të vozitjes së autobusit, pastaj shtëpia e shokut tim të klasës nga fillorja, Selatin Gjinolli, që kishte shtëpinë në kendin e sokakut të dytë, ku ne bënim detyrat në katin e dytë. Xha Hafiz Kastrati kishte mullirin e vet me rrymë elektrike, Sllobodani kishte kopshtin e madh, që babai im e punonte, ndërsa ai ishte poçar. Në këtë sokak të verbër (“qorr”) ka banuar deri me 1968 shoku im i klasës, Sami Gagica, që u shpërngul në Prishtinë. Ai ishte anëtar i rregullt i Shoqërisë Kulturore Artistike – Ansamblit “Shota”.
*
Në katin e parë të shtëpisë të Mulla Ahmetit gjendej shitorja e perimeve të Mehmet Dizdarit, i cili ishte gjuetar. Në gjelltoren e goranit Milaim Zeqiri, fshatarët të shtuneve hanin pasul (fasule) dhe gullash, ndërsa familja Kastrati bënte pastrimin kimik të rrobave të byrokratëve të qytetit.
*
Gjithsesi, më kujtohet ajo ditë e zezë kur Xhevi me automobilin “Ford” pësoi akisdent, duke humbur shikimin (të pamurit), ndërsa ne fëmijët e mëhallës u mërzitëm shume dhe qanim, pasi unë mbaj emrin vëllaut të tij.
*
Të shtuneve, banorët e fsahatrave vinin ne treg. Përballë tregut, në fund, gjendej shtëpia njëkatëshe, ku kishte qenë konaku i Rauf begut, në cilin jetonte Zeqë polici dhe profesori Bojoviq, i cili kishte bashkëshorten e bukur e cila punonte në shkollën “Musa Zajmi”. Kur ajo kalonte rrugës, me elegancën e saj, ritmin e saj të ecjes, të gjithë mahniteshin me bukurinë e saj.

Fundi i vazhdimit të parë të pjesës së dytë. Nesër mund të lexoni vazhdimin e dytë.
/Autor: Dr. Shevqet Mehmeti/ E përgatiti për shtyp (redaktoi): N.Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here