Home Kronikë / Shoqëri Mbi 350 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve!

Mbi 350 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve!

32
0
SHARE

Brengosëse është posedimi dhe përdorimi i armëve edhe nga të miturit!
Nga raporti i UNDP-së llogaritet që janë 350 mijë armë të vogla dhe të lehta në formë ilegale në duart e qytetarëve. Policia disa herë ka shkatërruar një numër të tyre , por prezenca mbetet jashtëzakonisht e madhe.
Përdorimi i armëve gjatë festimeve e ahengjeve të ndryshme, bëhet edhe më i rrezikshëm për faktin se statistikat tregojnë për një numër të madh të armëve ilegale që vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve.
Gjatë vitit 2017, janë konfiskuar rreth 1500 armë ilegale dhe numër i madh i municionit nga duart e qytetarëve.
Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve, paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët.
Strukturat e shtetit sikur e neglizhojnë këtë sasi të madhe të armëve, që nuk sjell asnjë të mirë por favorizon krimin dhe shërben si mjet për realizimin e veprave kriminale.
Sipas ekspertëve të sigurisë dhe sociologëvve duhet të punohet më shumë në vetëdijësimin e prindërve, kryefamiljarëve që posedimi i armës sjell vetëm të këqija. Ndërkaq, sipas tyre, Kuvendi i Kosovës së bashku me strukturat e sigurisë duhet të ndërmarrin hapa ligjorë për dorëzimin vullnetar të armëve brenda një afati kohor, duke i amnistuar ata që i dorëzojnë ato dhe duke zbatuar masat ligjore për ata që mbajnë ilegalisht armë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here