Home Kronikë / Shoqëri Me tax-i bartnin gjësende të vjedhura – arrestohen dy persona të maskuar!

Me tax-i bartnin gjësende të vjedhura – arrestohen dy persona të maskuar!

164
0
SHARE

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje gjësendesh, dhe ndaj tyre ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë…

Rasti:

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, bëri të ditur sot se me 5 qershor 2018, rreth 22:30, ankuesi shqiptar, shtetas i Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur, në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan, në banesën e tij kanë vjedhur një “TV-Plazma”, “LG”’, dy kompjuterë “Laptop”, si dhe dy orë dore, një çantë të zezë në të cilën kishte pasur bizhuteri për femra.
Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative, kanë arritur që t’i lokalizojnë dy të dyshuar të maskuar, duke bartur gjësendet e vjedhura. Të dyshimtit janë përcjellë dhe vëzhguar, të cilët ishin duke lëvizur me një veturë “Taxi” – “Golf 4”- karavan, me targa 06, ku, pas ndalimit dhe kontrollimit në bagazh, janë gjetur gjësendet e vjedhura. Të njëjtit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatëve mbrojtës, me ç’rast janë gjetur prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në veprën penale, “Vjedhje e rëndë”.
Ankuesit i janë kthyer gjësendet, pasi ai i ka identifikuar se janë pronë e tij.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj dy të dyshuarëve është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here