Home Kronikë / Shoqëri Monitorues të EULEX-it në vizitë lamtumirëse në Policinë e Gjilanit!

Monitorues të EULEX-it në vizitë lamtumirëse në Policinë e Gjilanit!

147
0
SHARE

Në përfundim të misionit dy monitorues të EULEX-it vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.

Dy monitoruesit e EULEX-it, Bengt Persson nga Suedia dhe Ivailo Petrov nga Bullgaria, vizituan, sot, Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, në vizitën e tyre lamtumirëse në përfundim të misionit të EULEX-it.
Ata i priti zëvendësdrejtori rajonal i Policisë, nënkoloneli Shaban Azizi, i cili i falënderoi për përkrahjen dhe monitorimin nga misioni i EULEX-it gjatë këtyre 10 viteve sa zgjati ky mision në Kosovë.
Me këtë rast, në shenjë respekti për përkushtimin dhe punën e bërë, dy monitoruesit e EULEX-it u nderuan me mirënjohje falënderimi, njoftoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, togeri Ismet Hashani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here