Home Kronikë / Shoqëri Muhaxher mëhalla – shitës gazetash, faraxhinj, profesorë…, aty ku njiheshin e shkonin...

Muhaxher mëhalla – shitës gazetash, faraxhinj, profesorë…, aty ku njiheshin e shkonin te njëri-tjetri 

107
0
SHARE

Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!

Ah Gilan – ah zaman! Ah Gjilan – kohë o kohë!

Në rrëfimin e dytë kronikë, dr. Shevqeti na sjell ardhjet në këtë lagje, çfarë kishte në te, me se merreshin ata; kush shiste gazeta e kush fara, kush ishin profesorët e njohur nga kjo lagje, etj…

2.

/Pjesa e dytë/

Kjo lagje është populluar gradualisht, duke u shndërrue në një vendbanim shumë të mirë për jetesë.

Burnusus baba ishte nga Muhovci (Malësia e Bujanocit), emrin e kishte sheh Ramizi, që kishte djalë Hakifin, një mjeshtër i fyellit, i cili me 1960, së bashku me xhahain tim Hakiun, është shpërngulur në Izmir të Turqisë.

Pastaj, këtu u vendosën familjet Zymberi, familja e Feti Huruglicës,familja e mulla Hysen Osmanit. Rrugët ishin të ngushta, sokaqet ishin me baltë. Kur shkoja në basen, në vitet e 60-ta, takoja Ukshinin, i cili ishte nga Gjyrishevci i Kamenicës, ndërsa pas vitit 1962, kur Feti Huruglica na ndërtoi shtëpinë e re e vizitoja ate në shtëpi. Kishte kapixhikun e ulët. Aty e kishte shtëpinë edhe Halim Grainca, që vëlla e kishte Halitin, ndërsa bashkëshortja e tij ishte motra e Abdyl berberit nga mëhalla ime. Babai im më tregonte se gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-45, në periudhën 1941-45 nga kjo mëhallë ishin vrarë Alush Vranovci 32-vjeçar, Balë dhe Halim Bajrami, Hashim Grainca ishte 20-vjeçar, Shaban Nobërdaliu 28-vjeçar. Të vrarit, gjithsejt 12, ishin nga mosha 20 – 34 vjeç.

Në Muhaxher mëhallë kishte edhe serbë, baba Sveta, Bllaga, Zhika shurdha. Në rendin e parë, te laku për Gavran, ishte çezmja në formë katrori, e punuar nga gurët, ku e kishte shtëpinë Dobri, i cili punonte në sallën e sporteve dhe kishte bashkëshorte Myrveten rome.

Xha Halimi nga Muçibaba kishte bashkëshorte Durijen e Xhaçkëve, banonte afër teqes së Burnusus babës.

Si mund të harroj xha Balën, xha Rrahimin që shiste gazeta në vendin ku dikur ishte baraka ku shitej buka, që i thoshim buka e shtetit, jo larg rrethrrotullimit në qendër të qytetit, deri me 1963. Afër tyrbës së Burnusus babës gjendej shtëpia e Ismailit nga Bllata, i cili shiste fara për adhuruesit e bashqeve të Gilanit. Me 1978 disa herë e kam kontrolluar në detyrën e mjekut. Ishte me kapelen “Bereta” në kokë, i dobët me shëndet. Djali i tij, Ahmeti, ishte profesor i fizikës derisa unë isha në shkollën e mesme, deri me 1973, ndërsa djali tjetër, Abdylazizi, ishte profesor dhe faktor politik, e dr. Nazmiun e kisha shokun e ngushtë të asaj kohe.

Edhe atëherë kishte jetë, punohej, mësohej, kishte njerëz të ditur dhe emancipim qytetar…/ Vazhdon/

/Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti/

02.12.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here