Home Kronikë / Shoqëri Muhaxher mëhalla – shtëpitë me qeramidhe, kapixhikët…  

Muhaxher mëhalla – shtëpitë me qeramidhe, kapixhikët…  

107
0
SHARE

Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!

Ah Gilan – ah zaman! Ah Gjilan – kohë o kohë!

Shtëpitë ishin të mbuluara me qeramidhe, ishin përdhese; në Muhaxhet mëhallë nuk kishte porta të mëdha; dyert e hyrjes ishin kapixhika të ulët.

Lexoni edhe: Kush e prodhonte suxhukun më të mirë? Kush ishte polici i njohur? Etj, etj…

3.

/Pjesa e tretë/

Me 1960 nga kjo mëhallë në Izmir të Turqisë u shpëngul Hakifi me familje, që ishte djali i sheh Ramizit, i cili kishte origjinën nga Muhovci. Nga kjo mëhallë disa individë e familje u shpëngulën në Turqi në periudhën 1957-1960. Në këtë mëhallë shtëpinë e kishte Mustafë postieri, që na i sillte letrat e dërguara nga kushërinjtë nga Turqia. Faiku nga Tugjevci (fshat malor në Kamenicë)deri në pension punoi në teatër dhe në kinema të qytetit të Gjilanit.

Faiku me Traja Neshiqin kishin punuar shumë skena të teatrit. Kishte bashkepunuar me Isa Gash në dramën “Gjaku vlon”, me 1954.

Shtëpitë ishin të mbuluara me qeramidhe, ishin përdhese; në Muhaxhet mëhallë nuk kishte porta të mëdha; dyert e hyrjes ishin kapixhika të ulët.

Sabit Zymberi, Shefqet Zemberi, Hasani i mulla Hysenit, Fejza, ishin mësimdhënës. Xha Sabiti punonte në Tekniken Popullore, së bashku me Dragon, ndërsa Fejza me trupin e gjatë si basketbollist, në vitet e 70-ta mbante edukimin paraushtarak në oborrin e Shkollës Ekonomike. Mulla Hyseni dhe sheh Tefiku ishin me emër në qytet. Në rendin e parë të shtëpive banonin djemtë e Adil Çaushit nga Novobërda, djali i Rexhep kasapit-Rashiti, që prodhonte suxhukun më të mirë. Aty afër ishin pllanalitë dhe livoçët, që djali Salihu ishte piktor.

Në drejtim të basenit ishte një kovaq (teneqepunues)që ishte vendosur te shtëpia e Ymer Dobërçanit. Ymeri ishte rritur jetim në Koretin (Kamenicë) e njerëzit e quanin Ymer Koretini. Ymeri një kohë ishte nallban, ishte trupshkurtër ,mbante fes (kapele)te tarikatit “Sadi”. Afër e kishte shtëpinë Fetiu. Ai ishte polic, ekspert për hetimin dhe zbulimin e vjedhësve (hajnave).

Fejzulla Tërstena e kishte shtëpinë afër Feti Lipovicës dhe banorët e mëhallës e quanin “baba mbret!”, i cili më vonë shpërngulet në Shkup. Djali i Ymerit, Mazllumi, pergatitte pleskavica me xha Rexhepn, ishte dhurues i gjakut, ndërsa nëna e tij ishte nga Makreshi (Gjilan). Deri në vitet e 60-ta Muhaxher mëhalla kishte rreth 60 shtëpi. Sokaku i fundit ishte i mulla Hysen Osmanit. Xha Beqiri punonte në Fabrikën e Miellit dhe kishte fëmijë Fejzën, Ramadanin, Sherifin, Nexhatin dhe vajzat.

Gilan viran tre mejhane një dyqan…, mos të ishte shatërvani nuk ishte dëgjuar Gilani, është kënga në stilin hixhaz i komponuar me 1922.

Stili i jetës, arkitektura e lagjeve, shtëpitë me qerpiqë dhe qëramidhe, sokakët me kalldërmë…, përbënin modelin e një jete shumë reale, praktike dhe vërtet kuptimplote, ashtu siç ishin e siç bëhej jeta – në origjinalitet dhe natyrshëm.

/Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti/

03.12.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here