Home Kronikë / Shoqëri Në Kosovë, armët marrin jetë fëmijësh! Ndaloni! Masa drastike ligjore për armëmbajtësit...

Në Kosovë, armët marrin jetë fëmijësh! Ndaloni! Masa drastike ligjore për armëmbajtësit pa leje…!

81
0
SHARE

Biznesi me drogë dhe armë po zhvillohet gjithnjë e më shumë…, po institucionet e vendit çfarë po bëjnë?!

Vrasjet në vend janë shtuar, duke na kthyer një të kaluar primitive fisnore. Madje edhe vrasjet aksidentale por edhe të dyshimta të fëmijëve!

Psikologjikisht është vërtetuar se njerëzit me karakter të dobët, me prirje kriminale dhe paranoikët janë kategoritë shoqërore që më së shumti e më së shpeshti mbajnë armë!

Gjendja e rëndë sociale dhe papunësia, po ashtu, janë faktorët që detyrojnë individë e grupe sociale të merren me shitblerje armësh, kryesisht pistoleta dhe kalashnikovë.

Mirëpo, në Kosovë armët dhe droga janë kthyer në biznes fitimprurës për pakicën dhe shkatërrim të jetës së të rinjve dhe familjeve të tyre!

E para – institucionet e vendit, organet e drejtësisë dhe policia duhet ta kuptojnë se është momenti i fundit që të merret esencialisht dhe efektivisht me problemin e armëmbajtjeve pa pa leje;
E dyta – në Kosovë, pothuaj, në mënyrë legale është duke u zhvilluar biznesi i shitblerjes së armëve;
E treta – brenda territorit të Kosovës është duke i zhvilluar tregtia me armë dhe drogë;
E katërta – në kufijtë e brishtë të Kosovës, në disa pika, në kufi me Serbinë dhe Shqipërinë zhvillohen trafiqe armësh dhe droge;
E pesta – nga këto biznese që u potencuan është duke ndodhur shpërlarja e parave…, etj, etj.
Prandaj, presidenti, kryeministri, Qeveria, Kuvendi, Policia dhe Gjyqësia duhet t’u tregojnë popullit pse po lejohen të ndodhin këto dukuri-biznese, që janë duke e rrezikuar jetën e qytetarëve të vendit?!
Nëse nuk janë bashkëpjesëmarrës në këto biznese kriminale le të deklarohen publikisht për masat parandaluese dhe ligjore ndaj keqbërësve!

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here