Home Kronikë / Shoqëri Novobërdë: Arrestohen katër persona, i pesti në kërkim, për vjedhje të rënda

Novobërdë: Arrestohen katër persona, i pesti në kërkim, për vjedhje të rënda

166
0
SHARE

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, pas një pune mirë të organizuar, ka kapur katër persona të dyshuar për veprën “vjedhje e rëndë”, ndërsa ndaj personit të pestë është shpallur kërkim policor.

Rasti:

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, bëri të ditur, sot, për arrestimet e të dyshuarëve. Ai ka thënë se me 21 prill 2018, rreth orës 01:30 (e natës), Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të plani Operativë, “Parandalimi i veprave penale ”, pas një pune mirë të organizuar operative në fshatin Strazhë, komuna Novobërdë, kanë ndalur veturën mercedes me tabela 01, me pesë persona të dyshuar që ndodheshin në veturë. Gjatë kontrollit të veturës ishte gjetur një thikë me këllëf e vendosur në një çantë në bagazh, në ulësen e pasme, një gëzhojë e armës së gjuetisë, një palë dorëza të zeza dhe dy kaçavida. Të dyshimtit me ta parë policinë kishin tentuar që ta hedhin nga vetura një armë – pistoletë e llojit “CZ, 7,65mm”, por arma është gjetur dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës, si dhe  mjetet tjera të dyshimta – të përshtatshme – për të kryer vepra penale të vjedhjes.

Njësitet e hetimeve rajonale së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar në Stacionin e Policisë në Novobërdë, me qëllim të zbardhjes së rastit dhe të ndalimit të këtyre të dyshuarëve.

I njëjti grup dyshohet për tentim vjedhje në Stanishor

Togeri Ismet Hashani nga Policia e Kosovës në Gjilan ka thënë se në fshatin Stanishor, disa persona të panjohur kishin tentuar të vjedhin në depon “ART-TRADE”, me pronar shtetasin shqiptar të Kosovës.

Ai ka pohuar se duke pasur parasysh arrestimin e personave të lartcekur dhe kohën kur ka ndodhur tentim vjedhja, dyshimet kanë qenë se të njëjtit mund të jenë të involvuar në këtë vepër penale.

Togeri Hashani ka theksuar se katër të dyshuar, që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës: Xh. Sh. (1982), M. S. (1990), D.H. (1990), P.R. (1990), me vendbanime nga vende të ndryshme të Kosovës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë sjellë në zyrat e hetuesve rajonal në Gjilan, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës. Pas intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme se këta, në bashkëveprim, kanë qenë të inkriminuar në rastin e tentimvjedhjes në depon e sipërpërmendur. Po ashtu, dyshohet se këta mund të jenë të përfshirë edhe në raste tjera të vjedhjeve.

Prokurori i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale: “bashkim kriminal”, “mbajtje në pronësi, kontrollim, posedim i pa autorizuar i armës”, “vjedhje e rëndë në tentativë”.

I dyshimti i pestë L.A. (1990), i njohur për policinë, ndodhet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës – Njësitet e Hetimeve Rajonale në Gjilan

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here