Home Kronikë / Shoqëri Përleshje e armatosur në Shkup – dy të vrarë dhe një i...

Përleshje e armatosur në Shkup – dy të vrarë dhe një i plagosur

174
0
SHARE

Përleshje e përgjakshme në Shkup

Shkup, 29 shtator – Mbrëmë në rrugën “Ruzveltova” në Shkup, në afërsi të Prokurorisë Speciale, ka ndodhur një përleshje e armatosur ku të shtënat nga armët Kallashnjikov janë bërë nga veturat në lëvizje, nga një Xhip dhe një veturë e markës “Seat Altea”.
Gazeta Koha mëson se nga kjo përleshje kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një i plagosur rëndë.

Prokuroria Themelore e Shtetit në Shkup ka bërë të ditur se tre veta po udhëtonin me veturën e tyre “Seat Altea” kur u hap zjarr nga një makinë në lëvizje, e cila menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes. Shoferi i veturës “Seat Altea” – N.A. (44- vjeçar) dhe shoku i tij A.P. (49-vjeçar) kanë vdekur, ndërsa 19-vjeçari F.E. është ende në gjendje kritike.

Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e dy personave të vdekur u dorëzuan në autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë Mjekësore në Shkup. Automjeti, në të cilin kanë qenë tre të qëlluarit, është marr për ekspertizë.
Deklarata e Prokurorisë Themelore në Shkupt ka njoftuar se në vendin e incidentit janë gjetur 25 fishekë, gjurmë gjaku, rrobat e të vrarëve dhe të plagosurit dhe prova të tjera që do t’i dorëzohen e ekspertëve për prova, me urdhër të prokurorit publik

Thuhet se nga vetura “Jep” (Xhip) është gjuajtur në veturën “Seat Altea” në të cilën ndodheshin dy shqiptarë dhe një maqedonas.
Vetura Xhip është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është vënë në kërkim të Xhipit, me të cilin dyshohet se ndodheshin sulmuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here