Home Kronikë / Shoqëri Policia në Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për ndërtim – uzurpim të...

Policia në Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për ndërtim – uzurpim të kundërligjshëm të pronës publike

46
0
SHARE

Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, të dyshuarit kanë ndërtuar objektin afarist-banesor në kundërshtim me lejen ndërtimore…

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Drejtorinë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, sot, ka njoftuar me urdhër të prokurorit të shtetit nga ana e Policia së Kosovës, me datë 19 mars 2018, rreth orës 17:00, në Gjilan, janë arrestuar dy të dyshuar, njëri drejtor i kompanisë ShPK “Fluidi Construction” dhe tjetri mbikëqyrës i kontraktuar nga kjo kompani.
Sipas Hashanit, të dyshuarit kanë ndërtuar objektin afarist-banesor në kundërshtim me lejen ndërtimore, duke tejkaluar një sipërfaqe të ndërtimit prej 806m², me ç’rast investitori ka uzurpuar një pjesë të hapësirës publike në sipërfaqe prej 232m².
Sipas njoftimit të zyrtarit policor, të dyshuarit kanë injoruar aktvendimet nga inspektorët komunal të ndërtimit, dhe nuk kanë përfillur urdhërat, duke vazhduar me ndërtim.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pasi janë intervistuar, janë ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti përcillet në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftimin policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here