Home Kronikë / Shoqëri Prekëse! Thirrje për nënën: Djali (5 vjeçar) thirri Shërbimin e Emergjencave...

Prekëse! Thirrje për nënën: Djali (5 vjeçar) thirri Shërbimin e Emergjencave dhe pyeti se ku është nëna e tij!

260
0
SHARE

Policët me eksperiencë kanë qajtur sikur shiu, edhe ju kur ta lexoni do prekeni, por jeta është e tillë…

Eh sa raste të tilla ka në botë…O jetë e padrejtë! Si ua merr nënat fëmijëve e i lë të vuajnë, duke pritur e kërkuar tërë jetën fytyrën e tyre, zërin e tyre për ta dëgjuar, ecjen e tyre për ta parë, përqafimin e tyre, për ta ndjerë, puthjen, buzëqeshjen, ledhatimin…

Zyrtarët e emergjencës gjithandej botës ndeshen çdo ditë me qindra telefonata shqetësuese e drithëruese që lidhen me fatet njerëzore që fshihen pas kufjeve (dëgjueseve). Megjithatë, bisedën që dispeçeri ka pasur me një djalë pesë-vjeçar, i cili nuk mund ta gjente më nënën e tij, dhe ngjarjet që pasuan do të zbusin edhe zemrat më të fuqishme. Ju lutem vini re se ngjarjet e përshkruara janë të vërteta dhe historia që ne ju transmetojmë është botuar në blogun e V.I.

Kemi shkëputur një pjesë të ngjarjes.

“192, si mund t’ju ndihmoj?”
“(heshtje në anën tjetër …)”
“192, keni marr Shërbimin e Emërgjencës, si mund të të ndihmoj?”
Pas një përpjekje tjetër për të thirrur një person të panjohur i cili e thërret policinë rreth orës 17, Në orën 17, zëri i djalit më në fund dëgjohet.
“Përshëndetje, mund t’ju pyes ku është nëna ime?”
“Cili është emri yt? Prej nga na telefononi? Cili është emri i nënës suaj?” Dispeçeri menjëherë identifikoi lokacionin e kërkimit dhe thirrjes për të cilën janë të nevojshëm të paktën 3 minuta bisedë.
“M.”
“Sa vjeç jeni, M…? Ngadalë, qetësohu … Do të gjej nënën tënde, a e di se ku ka shkuar? ”
“I kam pesë vjet zotëri polic, babai im ka shkuar diku dje … ajo ishte në shtëpi, herët në mëngjes, dhe ajo më tha se do të kthehej sonte për ta parë filmin së bashku. Ajo nuk ka ardhur ende. Babai më thirri dhe më tha se ajo kishte shkuar në një vend të bukur të quajtur parajsë dhe se ajo nuk do të kthehej së shpejti, por ajo do të kthehej dhe të mos shqetësohem. Babai ende nuk ka ardhur … (psherëtinë djali) ”
Në rrëfimin e mëtejshëm djali interesohet se pse nëna e tij ka shkuar në parajsë, çfarë bën atje dhe si mund të komunikojë me te…Dispeçeri thotë të marr tullumbace dhe t’i shkruaj ose vizatojë atë që dëshiron dhe t’i hedh në ajër, ato do të shkojnë te nëna dhe ajo do t’i lexojë e do të gëzohet shumë…,etj…

Eh sa raste të tilla ka në botë…O jetë e padrejtë! Si ua merr nënat fëmijëve e i lë të vuajnë, duke pritur e kërkuar tërë jetën fytyrën e tyre, zërin e tyre për ta dëgjuar, ecjen e tyre për ta parë, përqafimin e tyre, për ta ndjerë, puthjen, buzëqeshjen, ledhatimin…
/Përktheu dhe përshtati në shqip: N.Buzuku/Wordpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here