Home Kronikë / Shoqëri Prishi rendin dhe qetësinë publike – fletëparaqitje policore pronarit të kafiterisë

Prishi rendin dhe qetësinë publike – fletëparaqitje policore pronarit të kafiterisë

265
0
SHARE

Policia ishte informuar se në kafiterinë “Savana bar”, në rrugën “Avdullah Tahiri”, po gumzhinte muzika me zë shumë të lartë, duke tejkaluar normat e lejuara, me çka ka bezdisur qytetarët.
Ky veprim i pronarit është konsideruar prishje e rendit dhe qetësisë publike – bezdisje, andaj ndaj tij, i cilësuar i dyshimtë, është shqiptuar fletëparaqitje policore.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togerit Ismet Hashani, rasti ka ndodhur me 11 qershor 2018.

Policia:
Policia e Kosovës në Gjilan, me 11 qershor 2018, rreth orës 23:50, ka pranuar një ankesë përmes rrugëve operative, se në rrugën “Avdulla Tahiri”, I dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës, ka lëshuar muzikë me zë të lartë në kafiterinë e tij “Savana Bar”, me ç’rast ka prishur rendin dhe qetësinë publike.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të dyshimtit i është shqiptuar fletëparaqitje për veprën: “Prishje e rendit dhe qetësisë – bezdisje publike”.
Rasti në fjalë i është përcjellur Gjykatës në Gjilan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here