Home Kronikë / Shoqëri Qeveritarëve u njihet ngritja e pagave – sot u ngrit çmimi i...

Qeveritarëve u njihet ngritja e pagave – sot u ngrit çmimi i bukës në 40 centë!

189
0
SHARE

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë pushtetit!

Sot u shtrenjtua edhe buka, dhe gjatë ditës një bukë është shitur 40 centë!

Sot është publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë.
Gjykata Kushtetuese konstaton se nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, ku paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro.
Aktgjykim i miratuar më 29 maj 2018 është publikuar sot, më 11 qershor 2018.
Konstatimi i Gjykatës Kushtetuese është po aq i favorshëm edhe për sistemin gjyqësor. Rritja e pagave të Qeverisë reflektohet automatikisht edhe te pagat e prokurorëve e gjyqtarët. Kështu, kryetari i Gjykatës Supreme do të marr pagën e barabartë me kryeministrin, ndërsa pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe Apeit do të jenë të barabarta me pagën e ministrit të qeverisë, 2000 euro!
Me këtë Aktgjykim qeveritarët, prej kryeministrit e deri te shoferi, do të marrin paga më të larta, madje në mënyrë retroaktive prej datës kur kryeministri pati ngritur pagat, në dhjetor 2017.
Ashtu siç është thënë gjithmonë dhe siç është provuar e vërtetuar, ligji mbron pushtetarin e jo qytetarin, i jep të drejtë të pasurit dhe jo të varfërit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here