Home Kronikë / Shoqëri Turp! Ç’ju bëjnë lepujt e drerët që i vrisni e masakroni!

Turp! Ç’ju bëjnë lepujt e drerët që i vrisni e masakroni!

178
0
SHARE

 Turp!!!

Sikur të kishte shtet e ligj nuk do të ishit nëpër male duke terrorizuar kafshët, por në burgje!

Alrmi për Policinë e shtetit, edhe për patrullat policore që mbulojnë zonën kufitare në Stançiq; alarmi edhe për Shoqatën e Gjuetarëve, sepse të tillët që po vrasin në pyje, si në Stançiq të Gjilanit, si në Tugjec, Sfircë, Zajçec, Gëmicë, gjithandej…, nganjëherë po fshihen prapa petkut të gjuetarëve duke trembur e vrarë kafshët…!

Ku vriten e masakrohen shtazët në këtë mënyrë! Ku vritet e terrorizohet kështu një banor pylli, siç është dreri, që as nuk dëmton gjë, as nuk kërcënon, përkundrazi vetëm është pasuri dhe u jep hijeshi pyjeve tona!
Këta vrasës, me gjithë këtë energji negative deri në krim, duke shkretuar pyjet tona, duke vrarë edhe zogjët e malit, po e tregojnë prapambeturinë e tyre, barbarizmin e tyre deri në skajet e fundme të idiotizmit.
Sa të pafuqishëm e jonjerëzor janë kjo kategori vrasësish, që “azginllëkun” e tyre mjeranë e shprehin nëpër pyjet tona, duke i ndjekur me ditë e me javë të gjitha krijesat që jetojnë aty!
Disa foto nga Stançiqi, me drenushën e vrarë e të masakruar, i ka postuar në FB, veprimtari nga Karadaku, Qahil Halili, që flasin për verbërinë dhe mentalitetin kriminal që derdhin nëpër pyje tipat me karakter të çrregulluar!
Qahili në profilin e tij në FB ka shkruar: “Kjo është vepër kriminale”. 28.01.2018. Stançiq, shoqëruar me 6 fotografi, pamje tmerruese të drenushës së masakruar.
Një veprimtar nga Sfirca e Kamenicës pati treguar se si 23 herë ishte qëlluar në një ujk, nga këta që po gjuajnë në male për të shfarosur gjithçka që gjejnë!
Armët i kanë, e sigurisht po i provojnë!!!
Turp!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here