Home Kronikë / Shoqëri Varroset 17-vjeçarja nga Gostivari që e sulmuan qentë dhe u mbyt në...

Varroset 17-vjeçarja nga Gostivari që e sulmuan qentë dhe u mbyt në lumin Vardar

124
0
SHARE

Asaj sot i është dhënë lamtumira e fundit

Nxënësja Xhejha Mexhiti (17) ka gjetur vdekjen në rrjedhën e lumit Vardar derisa po ikte nga një tufë qenësh.

Xhejha Mexhiti ishte e lindur në fshatin Zdunjë të Gostivarit. Ajo përfundoi në ujrat e lumit Vardar, pasi paraprakisht ishte sulmuar nga një tufë qenshë natën e mbrëmshe, me 5 nëntor 2018.

Në Gjimnazin e Gostivarit sot nuk është mbajtur mësimi, pasi gjatë ceremonisë së varrimit të të ndjerës morën pjesë të gjithë nxënësit e shkollës.

Policia për rastin tragjik

Zëdhënësi i Sekretariatit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka dhënë këtë deklaratë lidhur me tragjedinë:

“Në qytetin e Gostivarit në rrjedhën e lumit Vardar ka qenë e sulmuar një vajzë 17 vjeçare, nga fshati Zdunjë e Gostivarit, e cila gjatë tentimit të ikjes dhe për t’u mbrojtur nga qentë endacak, është rrëzuar në rrjedhën e lumit Vardar, ku menjëherë pas denoncimit të rastit janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e vajzës, ku në ora 22:30 minuta është gjetur trupi i pajetë i saj, në afërsi të urës në fshatin Balindoll. Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ku me urdhër të gjykatësit hetues, trupi i pajetë i vajzës është dorëzuar për obduksion”.

Babai i viktimës për tragjedinë dhe apel deri tek institucionet

“Në këtë gjendje, më keq s’ka se si bëhet.Rasti nuk bisedohet. Ka dal prej shkolle dhe ka vazhduar nga ura e vogël e Vradarit për të dal në anën tjetër. Aty paska pas një qen. Sa është e vërtet nuk e di, nuk e kam pa. Por paska pas një njeri që e ka parë dhe thotë që prej qenit ka ikur. Ashtu që i rrëshqet këmba tek shkalla e parë dhe bie në vardar”, u shpreh babai i viktimës.
“Ky problem nuk është i tanishëm, ekziston që 30 vite. Unë jam djegur, por nuk dua që të digjet edhe dikush tjetër, besoni se shumë e vështirë është”, tha babai i viktimës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here