Home Kronikë / Shoqëri Vidhet arka e xhamisë në fshatin Malishevë!

Vidhet arka e xhamisë në fshatin Malishevë!

173
0
SHARE

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur, sot, se dje, me 12 qershor 2018, është vjedhur sasi parash në arkën e xhamisë në Malishevë. Për vjedhjen, policia është njoftuar nga kujdestari i xhamisë.

Policia:

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togerit Ismet Hashani, ankuesi shqiptar, shtetas i Kosovës, kujdestar i xhamisë në fshatin Malishevë, ka njoftuar Policinë e Kosovës në Gjilan se me 12 qershor 2018, rreth 03:20, para mëngjesit, persona të panjohur kishin depërtuar brenda në xhaminë e fshatit, dhe kanë hapur arkën për grumbullimin e të hollave për nevoja të xhamisë. Ankuesi – kujdestari i xhamisë nuk e din sasinë e parave të vjedhura. Rasti i referohet Njësitit të Hetimeve Kriminale pranë Policisë së Gjilanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here