Home Kronikë / Shoqëri Vrasje në Deçan, tentim vrasje në Viti…!

Vrasje në Deçan, tentim vrasje në Viti…!

124
0
SHARE

Në Kosovë, pothuaj, nuk kalon javë të mos ketë vrasje!

Në 10 vitet e fundit në Kosovë kanë ndodhur rreth 500 vrasje, që i bie nga 50 vrasje për një vit kalendarik!

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Deçan ka ndodhur një vrasje. Sipas njoftimit të Policisë, personi i vrarë është A.T. (1989). Ai ishte dërguar në QMF-në në Deçan pas plagosjes, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, ku, sipas ekipit mjekësor, ka arritur pa shenja jete.

Për këtë rast është arrestuar Sh.G. (2000). Ai është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, po sipas Policisë, një person ka raportuar në polici se në mbrëmjen e së shtunës një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për 10 vjet kanë ndodhur rreth 500 vrasje në Kosovë. Me vrasjen e sotme në Deçan numri i vrasjeve gjatë këtij muaji – shtatorit arrinë në 5 të vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here