Home Kronikë / Shoqëri Vrasje në Karaçevë të Kamenicës! Një 14-vjeçar vdes nga dhuna e prindit...

Vrasje në Karaçevë të Kamenicës! Një 14-vjeçar vdes nga dhuna e prindit të tij!

248
0
SHARE

Policia e Kosovës në Gjilan, përmes zëdhënësit, togerit Ismet Hashani, ka njoftuar sot se ka ndodhur një vrasje e rëndë në Karaçevë të Kamenicës.

Rasti:

Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018, në orën 00:40 pas mesnate, e enjte, nga familjarët është sjell pa shenja jete fëmija L. B., i lindur me 2004, në fshatin Karaçevë e Poshtme.
Pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes nga Njësitet e Hetimeve Rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, dyshohet se, si pasojë e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B., shtetas i Kosovës, i lindur me 1958, si pasojë e goditjeve me mjete të forta – besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë ngjarje, në zyrat e Policisë Rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, në bazë të informatave të para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, të datës 23 maj 2018, në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që i’u kishte keqësuar gjendja shëndetësore, i dyshuari kishte vendosur ta dërgojë tek mjeku me ndihmën e familjarëve të tij. Mirëpo, kur është dërguar në QKMF në Kamenicë, rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë, dhe mjeku kujdestar veç ka mundur të konstatojë se fëmija është pa shenja jete.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij .
Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprime e duhura hetimore, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjekësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë.
Rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”.
Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here