Home Kulturë/Arsim Agim Salihu, eruditi i artit të grafikës – shkëlqeu edhe në arenën...

Agim Salihu, eruditi i artit të grafikës – shkëlqeu edhe në arenën e artit evropian e përtej…  

279
0
SHARE

Ai e pasqyron artin figurativ me lëvizjet konceptuale, ideore, estetike…

I jashtëzakonshëm në veprimtarinë e artit, me nivel të lartë dhe vlera të dëshmuara në grafikë dhe dizajn, me prirje e shtrirje edhe në vizatim.

Ai trajton tema të historisë sonë, pra të të kaluarës, të tashmës; është sa realist po aq imagjinativ, me mbi 14 ekspozita personale dhe 200 sosh kolektive.

Ai dialogon me veprat e tij, duke ndryshuar stilin e vizatimit, duke eksperimentuar në të gjitha teknikat e grafikës; linogdhendje, bakërshkrim,  akuatintë, mezotintë, litografi, etj.

 

Shkruan: Jeton REXHEPI

1. 

Agim Salihu u lind me 26 maj 1951, në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen e përfundoi në Prishtinë, fakultetin e Arteve Figurative – dega e Grafikës e përfundoi në vitin 1997, në Prishshtinë. Studimet pasdiplomike i mbaroi në fakultetin e Arteve Figurative në Zagreb, me 1979, te profesor Albert Kinert. Nga viti 1986 është profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë – dega e Dizajnit Grafikë, ku ligjëron lëndën Kaliografi me Tipografi. Në vitin 1991 ishtë bursit i SHBA-së. Nga viti 1999 – 2001 fitoi burë nga Franca me qëndërim dyvjeçar në Grosseto, Toskanë të Italisë. Me 1984 në një përzgjedhje të artistëve në nivel  evropian në “Trienalen e Grafikës Evropiane” në Grado – Venezia, Agim Salihu mori pjesë me artistët me famë botërore, si: Marino Marini, Fric, Wotruba, etj. Në “Bienali Internacional i Grafikës” në Lubjanë ishe pjesë me artistët e njohur, si: Robert Raushenberg, Frank Stela, etj. Është i përzgjedhur në monografitë “Arti Bashkëkohor i Kosovës” (1988); “Arti Bashkëkohor i Kosovës” (2000) dhe në monografinë “Kosova Feniks” (2005). Anëtar i Shoqatës të Artistëve Figurativ të Kosovës, anëtar i Qendrës Ndërkombëtare të Grafikës në Lubljanë – Slloveni. Ekspozita personale – mbi 14-të, ndërsa kolektive mbi 200 sosh.

Veprimtaria krijuese e Agim Salihut është e pasur dhe e lartë në nivelin e cilësisë sa i përket grafikës dhe Dizajnit.Temat të cilat i ka trajtuar në veprat e tij janë:  ’’Demi i thyer’’, ’’Demi i rraskapitur’’, ’’Kështjella e Agonit’’, ’’Kthimi në Bjeshkët e Nemura’’, ’’Madona me frute’’, ’’Verë me frute’’,’’Demi i kaltërt’’,’’Nudo’’,’’Nostalgjia’’,’’Mëngjesi i Ofreut’’,’’Zgjimi i Orfeut’’,’’Agimi, I,II,III,IV,V’’,’’Dritarja e kaltërt’’,’’Muzgu’’,’’Para muzgut’’,’’Hyrja’’,’’Dritarja e zezë’’,’’Dritarja’’.

Agim Salihu i takon gjeneratës së tretë të krijusve pamorë në Arte Pamore në Kosovë. I takon frymës moderne të grafikës në Kosovë. Frymëzimet e para të artistit janë nga: Albrecht Durer ( 1471- 1528 ),Katsushika Hokusai ( 1760-1849), Gjelosh Gjokaj ( 1933- 2016 ), Pablo Picasso ( 1881-1973), Gazmend Leka (1953- ), etj. Aventura e tij krijuse kalon në disa faza të reja, si: Realizëm,e bardha,e kuqja, e kaltërta, e zeza, okeri, etj. Ai dialogon me veprat e tij, duke ndryshuar stilin e vizatimit, duke eksperimentuar në të gjitha teknikat e grafikës; linogdhendje, bakërshkrim,  akuatintë, mezotintë, litografi, etj.

Jetëgjatësia e veprimtarisë është futur në prizëm të historisë që e pasqyron artin figurativ me lëvizjet konceptuale, ideore, estetike. Duke kaluar në një transformim, vepra e grafikës njejtë, si ‘’Zonjusha nga avioni’’ e Pablo Picasso, që bëri revolucion në artin e kubizmit. Si gjeneratë e parë e dalë nga Akademia e Arteve Figurative në Prishtnë, Agim Salihu në komunitetin artistike njihet edhe si vizatues mjaft i talentuar. Veprat e njohura, si: ‘’Demi i thyer’’dhe ‘’Demi i raskapitur’’ janë veprat e para që u janë kushtuar kafshëve në grafikë dhe, si të tilla, ato fromësojnë botën dhe preokupimin e krijuesit, si: ‘’Katër macat’’ e Picassos. Kush mendon që grafika është nga brenda dekoruse e ka gabim. Nëse mitologjinë e kanë ngritur grekët dhe romakët edhe mund ta ngrisim mitologjinë artistike me krijuesit tanë,si: M.Mulliqi, R.Ferri, XH.XHafa, Gj.Gjokaj, F.Krypa, H.Krasniqi, A.Salihu. Veprat, si: ‘’Mëngjesi i Orfeut’’dhe ‘’Zgjimi i Orfeut ‘’ për krijuesin nuk janë tema historike për të hyrë në histori. Ato i realizoi në kohën kur ai e kaloi edhe vet këtë periudhë të okupimit klasik të shqiptarëve në Kosovë dhe vetë luftën e fundit të vitit 1998/ 99. Figuracion kokash e nudo të realizuar në teknika të ndryshme grafike.

Fg 1). ‘’Kështjella e Agronit ’’(tek. e kombinuar ), shtyp i thellë 76x57cm, viti 1979, fondi (0694). Njëra ndër kryeveprat e e grafikut Agim Salihu, një vepër që ka sfond të zi më gjashtë figururina të formave dhe karaktereve të ndryshme, të cilat janë pothuaj të ngjitura në mes vete dhe dy portrete lartë, që nga ana e majtë vrehet figura e mbretit Agron. Kthimi i të kaluarës në vepra arti, ndoshta, është i domosdoshëm edhe për krijues të tjerë, duke e shndërruar në nië nivel tjetër mënyrën e punës, duke e ruajtur thelbin e stitlit krijues. Gdhendje, gravura, vinjeta, tekstura, tone, efekte, realizëm mistik, zgjatje kokash, emocione , studime portretesh me kontraste të teksturave me dritë-hije të një kështjelle mesjetare, edhe më tutje, ku përspektiva nuk është interesim i krijuesit, por ajo më shumë i takon të së kaluarës. Dy probleme shtjellon Agimi: ngjyrën e pastër në sfod dhe strukturat grafike të shkollës Neo Klasiciste që e tejkalon Rokokon; nuk lëvizin, janë statike, ato më shumë evokohen si kompozicion krijim linear pa ndërtim të planeve. Veprën e ndërton më dy elemente figurative, si: kontrasti dhe figuracioni që ndanë kompozicionin në dysh dhe luan bukur me format gjeometrike, të cilat nuk definohen me vija të theksuara; e bardha tregon koloritin, e cila harmonizohet me figurat në mes vete. Mbulimi i trupave të personazheve janë mistike në esencë që e humb motivin e këthimit të një engjulli në kështjellë. Në vija përngjanë me A.Durer, vetëm se i kufizon ato brenda formave të figurës dhe portretit.

/Autori i shkrimit, Jeton Rexhepi, është profesor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan/ E përgatiti për shtyp /redaktoi/editori i portalit: Nexhat Buzuku/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here