Home Kulturë/Arsim Ansambli “GJILANI” i pari në festivalin mbarëkombëtar të këngëve dhe valleve “Kaçaniku...

Ansambli “GJILANI” i pari në festivalin mbarëkombëtar të këngëve dhe valleve “Kaçaniku 2018”

158
0
SHARE

Vendi i parë Ansamblit “GJILANI”

Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” është fitues i vendit të parë në festivalin mbarëkombëtar “Kaçaniku 2018’’.

Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit “Gjilani”, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Ansamblit për angazhimin, sakrificën dhe kontributin e madh qe po japin në sukseset e Ansamblit “Gjilani”. Ndërsa ka përmendur Murat Ismajlin dhe Këshillin Artistik të Ansamblit për përkujdesjen artistike, me orkestrën profesioniste dhe këngëtarët e mirënjohur gjilanas: Avdi Latifi, Qemajl Musliu (edhe për realizimin e kolazhit të valleve), Afrim Haziri, Nazim Gagica, Adnan Leka, Meti Maloku, Nehat Ferati, Suela Ismaili, Eronita Qerimi dhe Rinesa Zairi.
Ferati ka uruar edhe fituesit tjerë, ndërsa ka falënderuar organizatorin për pritjen dhe realizimin e këtij festivali të mrekullueshëm.
“Këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare dhe shkëmbimin e përvojave me artistët e të gjitha trevave tona”, ka theksuar Ferati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here